• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Presidenti zbardhi të vërtetën e dhunës
Home
Politikë

MERO BAZE/ Presidenti zbardhi të vërtetën e dhunës

September 11th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

E gjithë beteja e dhunës e  para 30 Qershorit i ndante palët vetëm në një pikë, tek ata që pretendonin se ishim para një revolte popullore, që i duhej hapur rrugë (dhe kjo ishte dyshja Meta- Berisha), dhe tek ata që e konsideronin një “revolucion” artificial të sponsorizuar me rroga shteti nga punonjës bashkiakë, që donin të imponoheshin me dhunë.

Presidenti në atë kohë jo vetëm që ishte nga ana e atyre që tentonin ta konsideronin legjitime dhunën dhe si një shpërthim popullor, por bazuar dhe në këtë vlerësim, ai mori vendime që i hodhën benzinë zjarrit siç ishte ç’dekretimi i zgjedhjeve më 30 Qershor.

Dhuna më e rëndë ndaj shtetit, ishte dhuna që pasoi dekretin e Ilir Metës, pasi zjarrvënësit e shkollave dhe qëndrave të votimit marshonin me urë zjarri në njërën dorë dhe me dekretin e Ilir Metës në dorën tjetër. Ai dekret u kthye në një “fatwa” për demokracinë shqiptare dhe rrezikoi që t’i vinte zjarrin Shqipërisë.

Sot Presidenti i Republikës, ka deklaruar se situata e dhunshme ishte artificiale, pra ju bashkua atyre që thoshin se gjithçka është e sajuar për të gjunjëzuar demokracinë me dhunë.

Ky është një qëndrim dhe vlerësim krejt i ndryshëm nga ai i para 30 Qershorit. Qëndrimi i parë i Ilir Metës dhe nxitja që ai i bëri dhunës kundër shtetit me dekretin për ç’dekretimin e 30 Qershorit është zanafilla e dhunës reale kundër shtetit dhe shkaku përse opozita tentoi ta quajë legjitime dhunën.

Tani që ky e quan dhunën artificiale, nuk besoj se ka nevojë për ndonjë raport të detajuar për shkarkimin e Presidentit.

Besoj se mjafton dhe ky pohim që këta gjithçka e kishin të sajuar për të gjunjëzuar përmes dhunës, politikisht shtetin shqiptar. Dhe përtej shkarkimit, këtu ka një vepër të pastër penale, që nuk mund të rrijë pa u hetuar. 

Eshtë e para deklaratë e sinqertë e Presidentit  në reflektimet e tij për ato që ka bërë. Dhe mendoj se nuk ka nevojë për ndonjë deklaratë tjetër. Për kaq ishin ndarë palët para 30 Qershorit.

Tani dhe Presidenti bie dakord që dhuna kundër shtetit kishte arsye artificiale. Problemi është se ai e frymëzoi, nxiti dhe udhëhoqi atë dhunë dhe duhet të përgjigjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SILVANA RUSI/ Në gjurmët e Ankorit, princit të fundit të Atlantidës
Previous article “Pyeti futbollistët çekë a ekziston Kosova o president pijanec”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k