• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
SILVANA RUSI/ Në gjurmët e Ankorit, princit të fundit të Atlantidës
Home
Blog

SILVANA RUSI/ Në gjurmët e Ankorit, princit të fundit të Atlantidës

September 12th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Silvana Rusi/

Rreth 12.000 vite më parë, sipas Platonit dhe dijetarëve të tjerë, gjithçka që pati mbetur nga kontinenti i përmbytur i Atlantidës ishte një ishull i vetëm. Qytetërimet e lashta në të gjithë botën flasin për përmbytjen e këtij kontinenti dhe shkatërrimin e një qytetërimi edhe më të zhvilluar dhe shumë më të ditur sesa ne sot. Jorge Angel Livraga e vendos zhvillimin e novels së tij në Poseidonis, ishullin e mbetur nga kontinenti atlant. Princit 12-vjeçar, Ankorit, i caktohet një mission: të udhëtojë drejt ishullit të shenjtë të Kuum-it dhe si një nxënës i Klerikut të Lartë, të mësojë dhe të përjetojë misteret e qytetërimit të madh atlant. Në vazhdim, atij i besohet dërgesa e një anijeje ngarkuar me më tepër se gjysmë milioni libra dhe objekte të veçanta në shtetin e Kemit, në brigjet e lumit Nil. Atje, pajisur me dije të thellë, do të lulëzonte një kulturë mbresëlënëse që do të ndriçonte dhe mahniste botën.

Nxënësi i ri e nis rrugëtimin e tij me pyetjet universale që na prekin të gjithëve: “Kush jam unë? Cilat janë detyrat e mia si një pjesëtar i njerëzimit? Cili është roli i qenies njerëzore në univers? Cfarë janë në thelb drejtësia, liria, e vërteta, fati?” Teksa Kleriku i Lartë e initacionon Princin në Misteret e jetës, kuptojmë se pyetjet dhe dilemat e Ankorit janë pyetjet dhe dilemat e gjithsecilit prej nesh që tërheqin më pas drejt një vorbulle gjithnjë e më të thellë pyetjesh. Akori nis një rrugëtim brenda vetes së tij me qëllimin për ta forcuar veten fizikisht, mendërisht dhe shpirtërisht, duke ndier vazhdimisht mbi supe peshën jo vetëm të shpëtimit të qenies së tij, por edhe të popullit të tij si shpresa e tyre e vetme dhe e fundit. E gjitha kjo ndodh nën udhëheqjen e mësuesve të tij të ndryshëm përgjatë kërkimit, të cilët pavarësisht se ndryshojnë formë, esencialisht mbeten të njëjtë në misionin e tyre për të edukuar Ankorin. Kështu Livraga na tregon se megjithëse një mësues mudn të ta tregojë udhën drejt njohjes së vetvetës dhe përmirësimit, mundet të kapësh dhe të zotërosh vërtet esencën e mësimeve të tij vetëm nëse e ndërmerr udhëtimin vetë. Vetëm përmes përvojës dhe eksperiencave mundemi ta kalojmë dijen nga niveli i thjeshtë intelektual në bindje të vërtetë.

Novela është një meditim udhëzues mbi misteret e universit dhe potencialit të mrekullueshëm të qenies njerëzore. Përmes peripecive që Ankori kalon, këndvështrimi me të cilin autori na edukon na ndihmon të kuptojmë rëndësinë kritike të sfidave dhe kufizimeve që mund të hasim në rrugën e zhvillimit tonë brendësor dhe veçanërisht, rëndësinë e ligjeve të jashtëzakonshme të qeverisin të gjithë natyrën, me të cilat duhet të mësojmë të bashkëpunojmë nëse duam vërtet të përparojmë në rrugëtimin që kemi nisur drejt së Vërtetës. Si gjithmonë, autori e bën këtë me një thjeshtësi dhe natyralitet të veçantë që arrin të prekë gjithsecilin sepse në fund të fundit, udhëtimi që ndërmerr Princi në kërkim të vetes së tij më të lartë është udhëtimi që secili prej nesh bën ditë pas dite me hapa të vogla, pak nga pak. Po ashtu, novela frymëzon përmes zellit të Ankorit për të mbrojtur dhe për të transmetuar dije dhe mençuri edhe te të tjerët, si një proces jetësor ky për vazhdimësinë e shëndetshme të njerëzimit, veçanërisht atëherë kur afron fundi i një qytetërimi të tërë.

Libri funksionon si një histori e këndshme, pjesërisht me aventura e pjesërisht me mitologji, por që të mund të vlerësojmë thelbësisht vlerën e tij filozofike, do të na duhet të lexojmë e të hetojmë njëkohësisht: nëse jemi të vëmendshëm e të përqendruar, libri do të na japë po aq shumë sa do t’i japim edhe ne atij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Një president në boshllëk!
Previous article MERO BAZE/ Presidenti zbardhi të vërtetën e dhunës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k