• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
SHËNIM / Dritëhijet e fotos së publikuar nga Presidenti
Home
Politikë

SHËNIM / Dritëhijet e fotos së publikuar nga Presidenti

September 10th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Ilir Meta e ka ruajtur një ditë më parë qetësinë para Komisionit Hetimor, duke na u shfaqur si një president ndryshe nga ai i Mic Sokolit dhe Avni Rustemit. Por për ta çuar deri në fund filozofinë e tij, Presidenti ka hedhur në ‘treg’ mëngjesin e së martës edhe dashurinë. Fotografia e publikuar teksa ai komunikon me Gramoz Ruçin në prezencë të Edi Ramës, më tepër se një mesazh i koduar duket si një fije bari pas së cilës kreu i shtetit kërkon të kapet në këtë moment kritik për pushtetin e tij.

E sigurt është se deri tani, publikimi i sotëm ia ka prishur gjumin Lulzim Bashës. Duke qenë se postimi i Presidentit fliste për cilësinë e Kuvendit, mjafton të kërkohet në Google për të gjetur plot fotografi të tij me Ruçin në Parlament. Dhe postimi do të kishte më tepër sens.

Sikurse ekzistojnë plot foto duke nderuar himnin në këmbë së bashku, duke biseduar vesh më vesh apo duke u përqafuar. Por përfshirja e Edi Ramës në postim nuk mund të kuptohet ndryshe përveçse një ‘flirt’ që Presidenti po kërkon të nisë me mazhorancën. Dhe që Ilir Meta të postojë foto me Ramën është një gjë e rrallë, që s’e ka bërë as kur kanë qenë në koalicion bashkë.

(A.Rada)

***

Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta: “Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me Kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi.

Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96. Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë”.

  

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pse Alfred Peza ia prishi humorin Ilir Metës pas dëshmisë në Komisionin Hetimor? Dhe një humor "Presidencial" lacash...
Previous article MERO BAZE/ Presidenti i një shteti paralel

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k