• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Leksioni I hidhur I Valdrinit, për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi
Home
Politikë

MERO BAZE/ Leksioni I hidhur I Valdrinit, për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

August 13th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Mero Baze

Valdrin Pjetri është leksioni I fundit I hidhur I gjithë atyre që nuk e kanë kuptuar se ligji I dekriminalizimit është bërë për ti mbajtur larg politikës, të gjithë ata që përpiqen të fshehin të shkuarën e tyre. Para tij e kanë pësuar disa kryetar bashkishë dhe deputetë të parlamentit, dhe për një njeri normal, kjo do të mjaftonte që për një gjë dhe shumë më të lehtë se kjo e Vladrinit, ti qëndronte larg politikës.

Një njeri që është dënuar 20 vjet më parë, ka gjithë të drejtat të jetë qytetar I lire, por ligji ja ka ndaluar të jetë pjesë e politikës.

Dhe në këtë pikë Valdrin Pjetri, ngre dyshime serioze, jo vetëm si njeri politik, por dhe për intelektin e tij si qytetar. Poshtërimi I tij publik sot, më shumë se sa një fitore e opozitës, është një problem I tij personal, të cilin do ta kishte shmangur, sikur të shikonte punët e veta e të mos merrej me politikë. Është një ndëshkim dhe për integjencën e tij të pretenduar.

Por meqë guxoi kaq shumë, duhet dhe ta pësoj kaq keq.

Në një farë mënyre, fati I tij sot, është një leksion  për të gjithë ata që ende besojnë se mund të mbijetojnë në këtë sitë të hollë që politika I ka vënë vetes me ligj.

Demonizimi I elementëve kriminalë në politikë, është një fitore e reformës në drejtësi , që po jep frytet e veta edhe në shoqëri.

Reagimi I menjëhershëm I kryeministrit, është një lajm I mirë, që tregon se ai është  pari që e ndjen peshën e përgjegjësisë, për infiltirmin e elementëve të tillë, qoftë dhe ilegalisht në sistem. Por nga ana tjetër, është një leksion për të, për të kuptuar se  distanca me elementë të tillë, nuk duhet të jetë vetëm nga letrat, por dhe nga mjedisi nga vijnë dhe nga nuhatja se kush I mbështet.

Rezultati I Vladrin Pejtrit në Shkodër, I identifikuar dhe nga vet PS, si I mbështetur nga aleatë “të fortë” të PS në atë qark, rrëzoi në mënyrë drastike rezultatin e Partisë Socialiste në atë qytet. Pjetri ka marrë rezultatin më të ulët historik të PS në qytetin e Shkodrës, duke marrë më pak se gjysmat e votave të Keti Bazhdarit katër vjet më parë, që garoi kundër vullnetit të “të fortëve” të Shkodrës. Kjo tregon se shoqëria është më e përgatitur se politikanët tanë, për të nuhatur kush është I sponsorizuar nga të fortët dhe kush është përballë tyre. Dhe pjesë e kësaj shoqërie është dhe PS e Shkodrës që duket se e ka pasur këtë nuhatje. Përveç Valdrinit .

Nga ana tjetër reagimi I fortë I Edi Ramës, që thotë se nuk do të falte as vëllain e tij, në raste të tilla, ka bërë entuziastë Sali Berishën, I cili e quan fundin e botës, që Rama mund të dorëzoj dhe vëllain nëse bën gjëra të tilla. Se ai me mendjen e tij e quan sukses që nuk e dorzoi djalin kur vrau në Gërdec as vajzën kur u kap si seksere e tre milionë eurove. Ai në vend të tyre vrau shtetin dhe tani çuditet se si shteti ndahet nga krimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIT RADA/ Kriza e paprecedentë që mund të tërheqë pas vetes rasti Pjetri
Previous article ASTRIT PATOZI/ "Rilindja" humbet edhe kur kandidon e vetme

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k