• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Kjo është java…
Home
Politikë

MERO BAZE/ Kjo është java…

July 29th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Shumica e bashkive të vendit do të kenë kryetarë të rinj këtë javë, duke i dhënë fund segmentit të fundit të pushtetit të Partisë Demokratike, e cila padrejtësisht po del në rrugë, prej vendimeve të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Edhe pse në disa bashki, Partia Socialiste nuk meriton drejtimin dhe nuk do t’i fitonte ato, sikur PD të ishte në garë, ajo do të qeverisë, falë papërgjegjësisë historike dhe “entuziasmit revolucionar”, me të cilën Sali Berisha dhe Lulzim Basha shpresuan se do të fitonin ose gjithçka, ose asgjë.

Tani nuk fituan asgjë.

Kjo është java, kur atyre që mbështetën djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve, do t’u dalë pija e revolucionit dhe do të kuptojnë si kryetari i Bashkisë së Devollit, që pushteti nuk është çelës zyre apo tavolinë pune, por legjitimitet juridik, i cili këtë javë i nxjerr ata nga zyra.

Kjo është java, kur ata që desh u bënë “mish për top”, duke i vënë zjarrin qendrave të votimi, dhe duke qenë karvan shëtitës për prishje mitingjesh të Edi Ramës, ikin në shtëpi bashkë me kryetarin, duke qenë dyfish të keqshpërblyer për kamikazllëkun e tyre.

Kjo është java, që Partia Demokratike dhe selia e saj qendrore, sa herë të bëjë thirrje për protesta në Tiranë, duhet të mos llogarisë më Bashkinë e Kamzës, Lezhës, Kavajës, Shkodrës etj, si dhe logjistikën e përdorur prej tyre.

Kjo është java, kur revolucioni që financohej me rroga shteti merr fund, dhe PD duhet të provojë të mbijetojë duke e nisur nga e para, por fatkeqësisht me ata që e sollën në këtë gjendje, ende në krye të saj.

Kjo është java, kur duket qartë se gjithë enturazhi mediatik i PD, ka gjetur fajtor Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për këtë situatë, për të mos prekur pushtetin e Lulzim Bashës e Sali Berishës, për këtë papërgjegjësi historike.

Nëse shikoni sot portalet e opozitës, do të kuptoni se ka një sulm të ri ndaj Perëndimit, jo se ka ndodhur ndonjë gjë sot apo dje kundër opozitës, por se prej dje ka filluar të korrin atë që kanë mbjellur, nga shkurti i këtij viti dhe për të cilën Perëndimin e kishin kundër.

Tani ata duan të thonë se këtë betejë do ta kishin fituar, por fajin e ka Perëndimi, e ka ambasadori Soreca, ambasadoriiI OSBE, Ambasada e SHBA etj.

Në fakt kjo, është java, kur Perëndimit i doli fjala për paralajmërimet që i bëri PD-së, rreth bojkotit dhe djegies së mandateve, kur u tha se jeni duke shkatërruar opozitën.

Kjo është java, që PD duhet t’i kërkojë falje Perëndimit dhe jo ta sulmojë atë.

Është java, kur duhet të kuptojë se nuk mund të ketë një histori të re në PD, një marrëveshje të re me të, dhe një ringritje të PD, për të ringritur nga varri Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Lulzim Basha e Sali Berisha, duhet të kuptojnë se nuk është fati i Edi Ramës në dorë të tyre, por fati i tyre në dorë të Edi Ramës. Ata i mban gjallë dhe i rikthen në jetë, vetëm një marrëveshje me Edi Ramën. Por ai nuk ka pse ua bën atë nder.

Opozita duhe të zgjedhë nëse do të vazhdojë të jetë kamikaze e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, apo të ringrihet për të kapur kohën e humbur.

Nëse do të bëjë këtë të dytën, është java që të heqë dorë, nga njerëzit e humbur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IGLI GJELISHTI/ Wembley anglez dhe Teatri shqiptar si shembuj ku e vjetra duhet t’i hapë rrugë të resë
Previous article IBSEN ELEZI/ “O thuna, kjo ëthtë punë mathematike o thuna, thipëria othtë e majt ma ka thonë gjythi”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k