Veshtire te gjesh dicka qe i bashkon anglezet me shume se futbolli. Kisha, familja mbreterore, politika, media, do donin te kishin te pakten gjysmen e fuqise qe futbolli, ka mbi popullin qe mburret me faktin qe e ka shpikur lojen me te ndjekur ne planet.
Historia e futbollit anglez, ka nje pike kulminante. Nje nate korriku te vitit ’66, kur Bobby Moore ngriti drejt qiellit trofeun me te lakmuar: Kupen e Botes. E beri ne Wembley, nje stadium mitik, ndertuar me 1923, e qe ate nate u shnderrua ne Jeruzalemin e futbollit anglez.
E megjithate, ne fund te shekullit te shkuar, pavaresisht historise, pavaresisht arkitektures e dy kullave te famshme, pavaresisht protestave e indinjates, FA vendosi qe ai stadium nuk i permbushte me nevojat e kohes. Vendosen qe aty do te luhej deri ne fund te vitit 2000, e per ndeshje te fundit te kombetares lane nje kualifikuese kunder Gjermanise. E humben ate ndeshje, e golin e fundit nderkombetar ne tempullin e futbollit anglez, e shenoi nje gjerman. Por as kjo s’i beri te nderrojne mendje. E shemben ate stadium e sot kane ndertuar nje tempull te ri, modern, qe ne 12 vjet ka pritur 2 finale Champions League e mot do prese dy gjysmefinalet dhe finalen e Kampionatit Europian. Wembley i vjeter eshte nje kujtim i rendesishem, e mungesa e tij fizike, nuk e zhben naten me te rendesishme te futbollit anglez, por nderkohe, futbolliste e tifoze, kengetare e fansa, sot luajne e defrehen ne nje mrekulli moderne.
E kujtova kete histori, jo per te thene se jam pro shembjes se teatrit. Sic e kam thene edhe here te tjera, mua me mjafton qe kur te shkoj ne teater, te mos dridhem nga te ftohtit ose te mos mbulohem nga djerset. Te mos thith ate eren e vjetersires qe dikush pretendon se eshte edhe shkaku i vdekjeve te parakohshme te shume e shume aktoreve qe kane kaluar jeten brenda atyre mureve, po qe une s’e them dot se s’jam ekspert. Ashtu sic nuk jam ekspert i arkitektures e i ndertimit. Ashtu sic nuk kam as ndjeshmerine qe kane njerez qe jane rritur, e plakur brenda atyre mureve, e qe i konsiderojne te shenjta e qe une i kuptoj shume mire.
Gjithashtu, une i dashuroj protestat, dhe i vleresoj ata njerez qe kane mbi nje vit qe dalin aty cdo nate per te mbrojtur ate qe besojne.
Shembullin e Wembley-t e mora vetem per te treguar qe ne keto ceshtje s’ka nje te vertete absolute; qe ka shembuj ku godina me vlera shume me te medha, jane rrezuar per t’i bere vend te rese. Ndaj ju lutem, permbahuni, kur ne emocione e siper, na tregoni se si ne qe nuk po vijme te ruajme me turne godinen e Teatrit Kombetar, jemi qytetare te dores se trete a te katert, qe s’meritojme as te marrim fryme per kete papergjegjshmeri qe po tregojme. Matuni, kur i tregoni Robert Ndrenikes e Reshat Arbanes si jane te shitur e te blere.
Kur une e soji im vinim kujen per 26 jete te hedhura ne ere andej e 4 jete te bera shosh me plumba kendej, ju mbase ishit shume te zene duke shkuar ne teater, por ne s’ju thame asgje te ngjashme me keto.
Mjaft na ndate ne ‘ne’ dhe ‘ju’. Mund te jetojme bashke edhe duke patur mendime te ndryshme mbi muret e teatrit. Kemi kaluar ndasi shume me te medha ne 5-6 shekujt e fundit e jemi akoma ketu. Ju lutem!
Leave a Reply