• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Doktor, do shuhesh ti dhe partia, jo Shqipëria….
Home
Politikë

KRESHNIK SPAHIU/ Doktor, do shuhesh ti dhe partia, jo Shqipëria….

May 7th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Kreshnik Spahiu

Dje punova deri vonë dhe s’pata aspak nerva të shihja lajmet nga interneti.

Sot ma prishi mëngjesin deklarata jote e çmendur, sapo hapa portalet: “Shqipëria ka dy rrugë, ose të shfarosë regjimin Rama, ose në flakë dhe do shuhet Partia Demokratike”, kishe thënë ti o Sali Berisha.

Po cila parti do shuhet, sepse atë e ke fikur me kohë?

Asaj partie i ka mbetur veç vula dhe çertifikata e pronwsisë që ka hipotekuar familja jote në “Hipotekw”.

Keni rregjistruar partinë në emër të Lulzim Bashës dhe i keni vënë pistoletën tek koka, që po guxoi t’ua marrë, e këpusni njësoj si….. Qëroni “arrat” dhe hesapet me duart e tij, e më pas lani fytyrën tuaj.

Ajo parti është shuar prej vitesh. Ajo ishte partia e Azem Hajdarit, Eduard Selamit, Gramoz Pashkos, Shenasi Ramës, Genci Rulit, Arbeni Imamit, Arben Meçes, Sevim Arbanës, Aleksandër Meksit, Edmond Budinës dhe 377 themeluesve që ose u vranë, ose i flake 100% rrugve.

Asnjë s’të ka mbetur o Doktor, sepse i largove.

Ata që dalin në mitingje janw punonjwsit e bashkive të Kamzës, Bathores, Tropojës, Kukwsit, Lezhës, Shkodrës qē marrin rrogën në pushtetin lokal të PD, ose disa ish- zyrtarw të administratës sw PD, që shpresojnë të rikthehen sërish rek zyrat e doganave, tatimeve, policive që kishin gjatë qeverisjes tënde.

Ajo parti nuk ka asnjë rresht ndryshe nga programi i PS.

Ajo parti s’ka asnjë rresht për bashkimin kombëtar!

Shqipëria sot nuk sheh dy aletrnativat e tua: Ose PD në pushtet, ose Shqipria në flake, sepse nga 3.2 milion votues: (1.8 milion bojkotojnë kundër gjithë sistemit dhe vetëm 0.3 milion të kanë mbetur)

Shqipëria pret të shuhesh ti i pari, e dyta PD, e treta Monika me bandën e LSI, e katërta qeveria e Elisave dhe në fund qershia mbi torte, Edi Rama, ai që me ndryshmet kushtetuese 2008 po të mban ende në lojë.

Shqipëria nuk do digjet, por do të rrojë në shekuj. Ne do të shuhemi, por jo pa shijuar shuarjen e Partisë Demokratike, e cila shuajti shpresën e një kombi dhe shiti pushtetin, e më pas shkatërroi shtetin për interesat e një familje.

Ky është çmimi i shtrenjtë i tradhtisë.

Ka ardhur koha ta paguash, por fatkeqsisht do e vuajnë shumë gjatë me dhimbje edhe mijwra demokratw që besuan verbërisht në papurrërinë dhe pabesinë tënde.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Kërcënimet, që Berisha shpreson se i dëgjon SHBA
Previous article ANALIZA/ Nuk jam e pasur të blej mallra të lira

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k