• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ Nuk jam e pasur të blej mallra të lira
Home
Blog

ANALIZA/ Nuk jam e pasur të blej mallra të lira

May 7th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Njëqind vjet më parë shefi i Ford Motor Company tronditi botën e biznesit kur papritur dyfishoi pagat e punonjësve të tij në $ 5 dita, duke shtuar dhe bonuset. Historia tregon se Henry Ford kishte dy synime: blerjen e besnikërisë së punëtorëve dhe së dyti zgjerimin e tregut për makinat e kompanisë, duke siguruar që stafi të fitonte mjaftueshëm për të blerë një Ford. Fordizmi, siç njihej në atë kohë, krijoi bazën për prodhimin dhe konsumin në masë.

Ndërsa ekonomia e konsumit u zhvillua më tej, një problem i ri filloi t’i shqetësonte prodhuesit: kur një punonjës të kishte kursyer dhe blerë një makinë, frigorifer dhe lavatriçe, ai nuk kishte më arsye për të blerë një tjetër. Nga do të vinin klientët e rinj?

Ndër përgjigjet ishte bërja e produkteve më të dobëta duke ulur jetgjatësinë e tyre. Produktet e sotme dyshohet se programohen që të mos punojnë më pas një periudhe kohore. Fitbit im nuk punoi më dy vjet dhe dy muaj pasi e bleva, vetëm pak ditë jashtë garancisë. Një koincidencë, apo
“prishje” e planifikuar në veprim? Përdoruesit e Iphone ankohen se pas përditësimet e programeve bëhen me qëllim që të ngadalësojnë pajisjet, duke i detyruar përdoruesit të blejnë një të re. Ndërkohë, ekranet e brishtë, komponentët e dobët, fakti se riparimi i diçkaje kushton thuajse aq Sa blerja e një të reje, të gjithë pra na inkurajojnë të zëvendësojmë pajisjet tona me të reja.

Megjithatë, konsumatorët kanë fajin e tyre për shkak se “vjetërsia e perceptuar” është një problem i madh te ne.

Si një adoleshente mua më vinte turp nga videokaseta e familjes sime, një dhuratë martese për prindërit e mi në vitet 1970. Në shtëpi e përdorëm atë deri në fillim të mijëvjeçarit dhe një herë u prish. E cuam ta riparojmë. Zotëria i dyqanit i fryju dhe e rregulloi. Ishte thjesht pluhur.

Këtë javë, ndërsa deputetët mbështesin një mocion për të deklaruar një emergjencë mjedisore dhe mjedisore, mendoj për vlerat e prindërve të mi sidomos këshilla për të mos i hedhur kurrë gjërat. Dhe më kujtohet habia e tyre me gjeneratën e re kur pyesnin përse të rinjtë kanë nevojë më shumë për gjithçka – dhe të gjitha i duan tani. Kultura jonë për të flakur gjërat shpesh është e përshkruar si një problem monetar, por është po ashtu një çështje e ngutshme morale.

Çmimi i çdo gjëje, nga rrobat në orenditë e shtëpisë, ka rënë në 20 vitet e fundit, kështu që më shumë njerëz mund të përballojnë gjëra të bukura, por cilësia ka rënë, kështu që të varfrit ende paguajnë dy herë. Nëse mundemi, duhet të kërkojmë produkte që zgjasin në përdorim, të paguajmë pak më shumë kur është e nevojshme dhe të fillojmë të hedhim poshtë idenë se gjërat tona janë të vjetëruara. Do të na kushtojë më shumë lekë, por ruajtja e mjedisit është një çmim që ia vlen të paguajmë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Doktor, do shuhesh ti dhe partia, jo Shqipëria….
Previous article NAMIR LAPARDHAJA/ Një fjalë e fundit për të qenë e para!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k