• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Bashkë e nisëm, bashkë do të fitojmë
Home
Politikë

ASTRIT PATOZI/ Bashkë e nisëm, bashkë do të fitojmë

May 5th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Astrit Patozi

(Një falenderim i pamjaftueshëm për themeluesit e BINDJES DEMOKRATIKE)

Mirënjohje dhe falenderime pafund për ju mijëra shqiptarë të lirë, që brenda 3 ditësh nënshkruat me shumë dëshirë për krijimin e BINDJES DEMOKRATIKE.

Duhet të ndjeheni gjithmonë krenarë se keni bërë gjënë e duhur për Shqipërinë për t’i dhënë jetë një projekti të bukur politik, i cili do ta ndryshojë shumë shpejt për mirë atë.

Përçmim dhe neveri për te gjithë ata, që u përpoqën pa sukses për të bërë pis vullnetin tuaj, duke shpikur një gjueti të pashembullt shtrigash me akuza të fabrikuara dhe me falsifikime në çdo cep të Shqipërisë. Edhe vrasësit apo trafikantët e drogës nuk janë përndjekur në këtë vend ashtu si ju këto ditë, dhe kjo e bën më të mjerë pozitën e atyre që e urdhëruan këtë poshtërsi morale, politike dhe njerëzore.

Koha po tregon dhe do të vijojë ta tregojë se ju ishin në krahun e duhur të historisë, kurse atyre që u përpoqën më kot të përdhosin dëshirën tuaj të dlirë për ndryshim do t’u ngelet vetëm turpi për atë akt të pashembullt dhe tinzar pabesie.

BINDJA DEMOKRATIKE do t’ju ngelet ju përherë në borxh, duke u zotuar solemnisht se nuk do të luajë kurrë me shpresën dhe besimin tuaj.

Do ju konsideruar si themeluesit e saj të parë, ne angazhohemi sot se do të bëjmë gjithçka që shumë shpejt të tregohet se mundimi dhe sakrifica juaj ia ka vlejtur.

Ne do të tregojmë, qysh në këto zgjedhje, se nuk ishte aspak rastësi, që ju u përgjigjët aq shpejt për t’i dhënë jetë një projekti të pastër politik për Shqipërinë, i cili i ka tronditur kaq fort gardianët e sistemit të kalbur, që ende janë duke kërkuar qenin e ngordhur tek fletët e firmave tuaja të hedhura me gjithë zemër nga e gjithë Shqipëria.

Falë jush, BINDJA DEMOKRATIKE ka arritur që brenda shumë pak ditësh të shndërrohet në referencën e vetme të shpresës dhe ndryshimit në Shqipëri. Ju faleminderit nga zemra të gjithëve! Bashkë e nisëm, bashkë do ta vazhdojmë dhe bashkë do ta përfundojmë këtë ëndërr fantastike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALTIN KETRO/ Qemali dhe Azemi, simbolika që i bashkon edhe në varreza
Previous article MERO BAZE/ Dalldia patriotike e “kolaboracionistit” Idrizi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k