• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARMANDO META/ Takimi i Ilir Metës me të vegjlit, PD- LSI pas perdeve
Home
Politikë

ARMANDO META/ Takimi i Ilir Metës me të vegjlit, PD- LSI pas perdeve

April 29th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Armando Meta

Kur kanë mbetur afro 48 orë nga skadimi i afatit ligjor për regjistrimin e koalicioneve në zgjedhjet e 30 qershorit, PD- LSI, pas perdeve, po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar ç’mund të shpëtohet nga vendimi i tyre për të dalë nga sistemi politik dhe për t’u konfiguruar si grupim rrugësh që bllokon akset kombëtare dhe ushtrron dhunë ndaj institucioneve publike.

Për të ruajtur namuzin politik, meqë krerët e PD- LSI kanë deklaruar se nuk ulen me Ramën në tryezë për zgjidhje politike pa u ‘qërruar’ ai më parë nga posti i kryeministrit, vihet re se nga kampi i kolicionit opozitar, partitë e vogla kanë ndërmarrë nismën për t’i kërkuar Presidentit Meta, jo vetëm një takim, por kanë apeluar që kreu i shtetit të thërrasë një trezë të forcave politike me qëllim, po t’i reforhoesh edhe marrëveshjes së opozitës: largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore! Presidenti ka pranuar t’i takojë nesër partitë e vogla të opozitës.

Që në krye të herës kërkesa drejtuar Presidentit nga partitë e vogla të opozitës, është e kompromentuar rëndë, pasi ky grup partish, i papërfillshëm nga pikëpamja elektorale, shkon me një axhendë të përcaktuar që ka të bëjë me dëbimin e Ramës si kryeministër dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Marrëveshja e partive të opozitës flet qartë për axhendën që ka PD- LSI dhe aleatët e saj në raport me mazhorancën dhe kushtet e tyre për hyrje në zgjedhje.

Trokitja në derën e presidentit për të thirrur një trezë të pozitë- opozitë, kur vetë kreu i shtetit është në opozitë të hapur me mazhorancën, pra ai s’është mbi palët por i rreshtuar në kuartetin drejtues të opozitës, bën të qartë se roli i Presidentit është tërësisht i kompromentuar dhe se thirrja e një tryezë për të “qërruar” kryeministrin dhe PS nga qeverisja s’ka asnjë shans të jetë serioze e aq më shumë të ndihmnojë në zgjidhjen e krizës që ka opozita.

Marrëveshja e PD-LSI me partitë opozitare është një marrëveshje që shkon përtej kushteve për zgjedhjet. Parë me kujdes ai është një dokument në të cilin kërkohet pushtet në tavolinë, pa zgjedhje, dhe deri në absurd, pasi minoranca kërkon t’i imponohet mazhorancës se kush duhet të jetë kryeministër dhe kush duhet të qeverisë pavarësisht humbjes në zgjedhje. Marrëveshja e opozitës, politikisht është kërkim pa asnjë etikë i pushtetit në tavolinë.

Në kushtet kur kanë mbetur edhe 48 orë për regjistrimin si koalicion në zgjedhje, partitë e opozitës po lëvizin të gjitha gurët, pasi tashmë e kanë kuptuar se djegia e mandateve të tyre nuk impresionoi askënd në botë dhe se Perëndimi as mori mundimin të çonte ndonë misionar, që ta tërhiqte sërish për hunde PD, për zgjidhjen e krizës. U pa djegia e mandateve ishte shantazh i pastër i PD- LSI kundër SHBA- BE. Ishte dhe vijon të jetë krizë e opozitës dhe jo krizë politike kombnëtare.

Trokitja në derën e Metës, si pjesë e kuartit vendimarrës të opozitës, është një akt dëshpërimi nga opozita, akt pas së cilit formalisht janë në vijën e parë Duka, Mediu, Dule, Noka, Idrizi. ‘Ç’të mbjellësh do korrësh!’ Kjo vlen dhe për Presidentin që do presë nesër dërgatën e opozitës.(Javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Servilizmat provincialë të “Qytetarisë së Nderit”
Previous article MERO BAZE/ Samit-et e Lulzimit dhe Samit-i i Berlinit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k