Nga Mentor Kikia
Nuk jam i sigurtë nëse e meritonte apo jo Edi Rama titullin “Qytetar nderi i Dibrës”, pse po shtyn përpara projektin e një rruge që është po kaq i vjetër sa vetë Dibra.
Por jam i sigurtë se të gjithë titujt që janë dhënë deri tani, nuk kanë qenë veçse ca vendime servile të pushtetarëve provincialë ndaj “të mëdhenjve” të Tiranës.
Eshtë abuzuar kaq shumë me këtë titull, sa në 1998-1999, nisi një garë komunash e fshatrash në të gjithë vendin që shpallnin Azem Hajdarin qytetar nderi, pas vrasjes.
Ndaj, përtej konteksit politik, refuzimi që i bëri Rama këtij titulli është një veprim i duhur për të frenuar këtë lloj budallallëku dhe servilizmi banal.
Leave a Reply