• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
BEDRI ISLAMI/ E rëndësishme është të mos zhgënjejë veten nesër
Home
Blog

BEDRI ISLAMI/ E rëndësishme është të mos zhgënjejë veten nesër

December 26th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Ndryshe nga sa ishte pritur, Edi Rama, edhe pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, në të dy pjesët e saj, edhe me dyer të hapura, edhe me dyer të mbyllura, nuk bëri asnjë ndryshim në kabinetin e tij qeveritar.

Duke mohuar ndryshimet, ai, megjithatë, la një portë hapur, si një paralajmërim se, në një të ardhme, kur ai vetë do e shikojë të arsyeshme, mund të ketë edhe lëvizje në kabinetin e tij qeveritar, por e drejta e saj është vetëm në dorën e tij.

Ai, sipas mesazhit të përcjellë mjeshtërisht, do e bëjë këtë atëherë kur ai dëshiron  të bëhet, atëherë kur ai do të vendosë se është koha e duhur dhe, këtë lajm, nuk pret ta bëjë , as përmes mendimit të atyre që e duan qeverinë e tij, por që të përmirësohet, dhe, as nga padurimi i opozitës e analistëve të mllefosur,  që presin të bjerë kjo qeveri si një mollë e pjekur së tepërmi.

Nëse Rama nuk i paralajmëroi ndryshimet në një kohë më të afërt, sa më të mundshme e të duhur, thjeshtë se nuk i pëlqen të marrë “ urdhër” nga askush, pra, as nga miqtë , e për më tepër as nga ata që kanë mprehur sakicat, kjo nuk e ndryshon të vërtetën, të cilën e di edhe ai vetë: në rrotat e qeverisë kanë mbetur gurë dhe gurëz që duhen hequr.

Nëse ai, shefi i socialistëve, nuk mendon të bëjë ndryshimet sepse është i bindur se edhe me këtë ekip do ia dalë, se karroja qeveritare po ecën në vijat e duhura, kjo ka të bëjë me perceptimin e tij si drejtuesi i gjërave që ka marrë përsipër dhe , të cilat, mendon  se edhe kështu do i çojë deri në fund.

A na zhgënjeu ai me mosndryshimet që nuk bëri dhe me parafjalëzën e një lëvizje të ardhshme?

Ekipi që ai ka ndërtuar është vepër e tij. Ai i ka thirrur të gjithë pjesët e trupës së tij një nga një, emër për emër dhe ka tani atë pjesë qeverisëse, e cila , sipas konceptit të tij, është më e qëndrueshmja, më e duhura dhe më rezultative.

Rruga drejt qeverisjes kalon pikë së pari përmes krijimit të mëhershëm të emrit. Zakonisht , në amalgamën e një elite qeverisëse, që zakonisht quhet qeveri, njerëzit që e përbëjnë atë nuk kanë pritur të bëhen ministra, pastaj të njihen; por,. U kundërta, kanë pasur rrugën e tyre për të shkuar drejt postit. Ata mund të jenë politikanë me emër, përfaqësues të njohur, ashtu si mund të jenë teknicienë të veçantë, shkencëtarë, njerëz pragmatikë, që deri asaj dite, edhe pse kanë qenë pjesë e një mendimi politik të njëjtë me atë të qeverisjes, nuk kanë pasur merita të drejtë për drejta politike.

Qeveria e tashme i ka të gjithë brenda, por duke shtuar edhe të panjohurit; pra, ata që nuk kanë ardhur as nga forca e politikës dhe as nga forca e mendimit.

Ndryshimet në qeveri Edi Ramës ia kanë kërkuar , si ndodh gjithnjë në këto raste, forca të ndryshme: ata që e duan dhe e mbështetin qeverinë e tij dhe, ata që duan rrëzimin me çdo kusht të qeverisë së tij.

Mes njerës palë dhe tjetrës , vendimi i tashëm i Edi Ramës, për të mbajtur stanjacionin qeverisës tek drejtuesit e dikastereve, ka dy perceptime të ndryshme.

Dashamirët e tij , pra, ata që e kanë mbështetur ende pa ardhur në pushtet, nuk gjenden në zhgënjimin politik që mund të pritet, por sidoqoftë do të donin të kishte më të njeshme në të ardhmen, sidomos  në pragun e zgjedhjeve të ardhshme lokale, nga të cilat mund të merret edhe vlerësimi i pritshëm.

Kundërshtarët e tij , dhe Edi Rama, duhet pranuar nuk ka kundërshtarë të zakonshëm, nuk donin thjeshtë një ndërrim emrash. Ata u nisën nga një emër tek shefi i qeverisë. Asnjë ndërrim nuk është i mjaftueshëm. Ata nuk duan kokrrën që bie, ata duan të gjithë pemën qeverisëse. Qoftë, edhe përmes shkatërrimit. Edi Rama nuk ka kundërshtarë politikë përballë tij: ai ka njerëz që e urrejnë thellësisht dhe që në të shumtën kanë qenë ish miqtë e tij.

Protestat, ashtu të befta, të çoroditura dhe herë pas here agresive pa shkak, si ishin, më mirë nga të gjithë i ka lexuar ai që duhej t’i lexonte, shefi i qeverisë.

Nëse , prej tyre dhe ngjarjeve që duhen para ndaluar, nuk ka mësuar asgjë të dobishme, ose, edhe më tej, nëse mendon se mësimi i tyre mund të bëhet edhe më vonë, kjo është diçka që ka lidhje me perceptimin e politikës si një lojë shahu dhe nga skakiera e së cilës ai ende nuk mendon të largojë figurat që nuk bëjnë.

Kjo është gjithçka e tij.

I ulur fillikat në një sofër të madhe pushteti, megjithatë ai ka dhënë shenjën se do të dëgjojë, edhe pse duket krejt i padëgjueshëm.

I gjendur buzë një dimri politik, të cilin ia sollën në paradhomën e qeverisjes, ai nuk e mblodhi rastësisht, pas kaq shumë kohësh, kryesinë e partisë së tij, si një mënyrë që të ketë përballim të përbashkët.

Ai ka fatin të dejtojë forcën politike më progresive, por nganjëherë edhe më të dëgjueshme, çka, nëse nuk përbën faj, është përsëri një gabim që ndjehet.

Në fund të fundit, zhgënjimi më i pranueshëm do të ishte nëse ai, edhe me këtë trupë drejtuese, përkundër të gjithë Kasandrave paralajmëruese, ai del që përballë dy shkëmbinjve, njëri joshës dhe tjetri i pikëlluar, të çojë gjërat deri në fund dhe të ketë hedhur poshtë mallkimin e mandatit të tij të dytë.

I gjithë risku është me të dhe mbi të.

Ai nuk zhgënjeu askënd sot, e rëndësishme është që të mos zhgënjejë veten nesër!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Freno Taulant, “heroizmi” është punë e vështirë se brenda javës bëhesh palaço
Previous article MENTOR KIKIA/ Të këqijat në këtë vend nuk janë rastësi, por produkt i shoqërisë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k