• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Të këqijat në këtë vend nuk janë rastësi, por produkt i shoqërisë
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Të këqijat në këtë vend nuk janë rastësi, por produkt i shoqërisë

December 26th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Për dy ditë me radhë kam patur një komunikim intensiv në rrjetet sociale me qindra njerëz, thuajse të tërë të panjohur personalisht. Diskutimi lidhej me disa propozime që unë bëra, nën një titull politikisht provokativ(qëllimisht për të nxitur debatin), lidhur me çfarë hapash konkrete mund të bëjmë ne si shoqëri, për të kërkuar më shumë frymëmarrje dhe liri politike dhe për të shigjetuar ligje konkrete që mundësojnë vjedhjen në mënyrë të ligjshme.
Diskutova gjatë me shumë njerëz, deri në kufijtë e padurimit. E bëra për të kuptuar më shumë dhe për tu bindur edhe më shumë se:

– Nuk është rastësi, që në epokën e luftës së ftohtë ne kishim regjimin më të egër diktatorial në Europë.
– Nuk është rastësi që në periudhën postkomuniste ne kemi tranzicionin më të gjatë në Lindje dhe nivelin më të lartë të korrupsionit qeveritar e shtetëror në të gjithë Europën.
– Armiku më i madh i vendit nuk janë partitë, por vetë shoqëria, njerëzit e gatshëm “të japin edhe jetën për partinë”, të gatshëm ti vënë bishtin më të gjatë gjithkujt që mendon ndryshe nga partitë e tyre.
– U binda edhe se, nga opozita gjithnjë e më shumë po ikin ata që mendojnë e arsyetojnë e po mbesin ata që vetëm bërtasin e shajnë. Dhe kjo e thellon krizën e shpresës.

Por u binda edhe per diçka tjeter. Ka shumë njerëz të tjerë, të vetëdijshëm se ku ndodhet ky vend tani, për çfarë ka nevojë e çfarë duhet bërë. Ka shumë njerëz të tjerë që e duan këtë vend e duan të jetojnë ndershmërisht këtu. Ka shumë njerëz për të cilët ia vlen të këmbëngulësh të përpiqesh deri në fund. Ka shumë njerëz që janë të binduar se Shqipëria nuk është vetëm e socialistëve dhe demokratëve që kacafyten mes tyre, në përpjekje për të marrë sundimin.
Ka shumë njerëz që tashmë janë bindur se zëvendësimi i një qeverie të korruptuar me një qeveri tjetër të korruptuar nuk është zgjidhje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEDRI ISLAMI/ E rëndësishme është të mos zhgënjejë veten nesër
Previous article ANALIZA/ Fund “qetësisë dhe dashurisë”, Ilir Meta thyen rekordet e Bujar Nishanit kundër Ramës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k