• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ “Venecia” i ka hequr PD-së, shkakun që shpiku kundër Reformës
Home
Politikë

MERO BAZE/ “Venecia” i ka hequr PD-së, shkakun që shpiku kundër Reformës

December 5th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Komisioni i Venecias ka kthyer një përgjigje refuzuese lidhur me një ligj të ri për Vettingun e politikanëve, duke arsyetuar se ligji i “Dekriminalizimit” dhe ndryshimet kushtetuese të bëra në funksion të tij dhe ligjit të Vettingut, janë të mjaftueshme si instrumenta ligjorë për të mbajtur të pastër mjedisin politik.

Në përfundimet e tij, Komisioni thotë se “me gjithë qëllimin e mirë në kontekstin e situatës në Shqipëri, projekt-amendamentet e Kushtetutës lidhur me kontrollin e pastërtisë të politikanëve, nuk arrijnë të garantojnë mbrojtjen e parimeve kushtetuese, që janë kaq të nevojshmë sidomos për një projekt kaq të madh, kompleks e sensitiv, i cili përmban implikime të rënda të të drejtave të cilitdo që preket prej tij.

Për më tepër, dukë marrë parasysh nenet ekzistuese 6/1 45(3) dhe 179/a të Kushtetutës së Shqipërisë (dhe në veçanti, ligjin e Dekriminalizimit) si dhe mekanizma të tjera demokratikë, vihet në pikëpyetje vlera reale e shtuar e këtij propozimi për ndryshime kushtetutese.”

E thënë shkurt, Partia Demokratike nuk ka humbur betejën ligjore për Vettingun e politikanëve, pasi atë e ka tashmë në kornizën e reformës në drejtësi, që është bërë, si dhe në ligjin e dekriminalizimit, por ka humbur shkakun që donte të shpikte për të mos shkuar në Parlament.

Tani që ky shkak i ra, opozita duhet të bëjë një reflektim serioz jo aq për pjesëmarrjen apo jo në Parlament, por mbështetjen e opozitarizmit mbi kauza të shpikura dhe jo mbi probleme reale.

Lulzim Basha e di dhe vetë që propozimi i tij për Vettingun e politikanëve, është një dublim i ligjeve që tanimë i kemi dhe janë bërë dhe me firmën e tij. Por duke dashur të shmangë betejën palamentare për arsye që ai i di, ai shpiku refuzimin për të shkuar në Parlament për shkak të këtij propozimi.

Tani ai mund të shpikë dhe arsye të tjera, pasi gjithnjë ka një arsye që opozita të jetë e pakënaqur. Shkaku i radhës mund të bëhen shtëpitë që po prishen tek “Unaza e Re”. Pasi ky proces të mbarojë dhe qeveria ta zgjidhë, ashtu siç mund ta zgjidhë, mund të vazhdohet me të tjerët që do t’u prishen shtëpitë tek Bregu i Lumit. Pastaj mund të vazhdohet me studentët, që kur ngelen nuk duan të paguajnë përsëri për provimin. Më tej mund të vazhdohet me ankesa që mund të lindin rrugës nga grupe interesi apo kategori sociale me probleme, gjatë vitit të ri.

Mund të ashpërsohet moti dhe të nisin përmbytjet dhe kjo mund të jetë ndonjë arsye. Po mund të bëjë dhe thatësirë dhe të bien ujërat, dhe prapë mund të jetë arsye. Mund të bjerë ndonjë gur në rrugë, të vrasë ndonjë kalimtar dhe mund të djegë mandatet dhe për të…!

Pra shkaqe mund të gjejë, por arsyeja reale pse Basha bëri këtë paketë propozimesh, nuk ishte bojkoti parlamentar, se ai atë e bën me qejf.

Arsyeja ishte se Lulzim Basha dhe Sali Berisha e kanë objektiv të pandryshuar sabotimin e Reformës në Drejtësi dhe dublimin e saj me mekanizma ligjor arbitrarë, që ta bëjnë relative efektin e saj dhe të kenë arsye për “gjueti” politike.

Refuzimi i këtij propozimi është bërë qysh në fillim para “Venecias”, nga ambasadorët më të rëndësishëm të Perëndimit në Shqipëri, dhe tani ka dhe një përgjigje zyrtare nga “Venecia”.

Brenda këtij muaji ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjykatave, si dhe plotësohet dhe Gjykata Kushtetuese. Po brenda këtij muaji mund të nisin dhe procedurat për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri.

Është e rëndësishme të kuptohet se nuk ja dolën dot të bllokojnë reformën, as ta dublojnë atë me një gjyq partizan, siç dubluan procesin e hetimit të “21 janarit” me Komisionin “Halimi”, që jepte verdikte politike banale kundër Presidentit, Kryeprokurores dhe gazetarëve që raportuan vrasjet e 21 janarit.

Ndaj Bashës i duhet rruga, jo se Parlamenti është vend i padobishëm për të, por se përpjekja për të bërë të padobishme reformën në drejtësi, dështoi.

Tani Basha është në dilemën që ka mes opsionit të Berishës për t’i djegur mandatet, me shpresë se mund të shkaktojë destabilizim politik, dhe opsionit të aleatëve të tij, që nuk duan t’i djegin mandatet dhe duan të shkojnë në Parlament. Pra është mes hallit të Berishës, që e di çka bërë dhe e ka frikë reformën, dhe aleatëve që e dinë se nuk mund të bëjnë dot më asgjë, dhe mezi pritën këtë letrën nga “Venecia”, të paktën të marrin rrogat e plota.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Po ai që vodhi lopën s’ka ndonjë faj?
Previous article ARDIT RADA/ Arroganca e tepruar me studentët

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k