• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Po ai që vodhi lopën s’ka ndonjë faj?
Home
Blog

ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Po ai që vodhi lopën s’ka ndonjë faj?

December 6th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Kanë hak që janë kaq të revoltuar, thashë parmbrëmë me vete, ndërsa po shihja në tv se si po shembnin një shtëpi tek Unaza e Re. I lanë të ndërtonin pa leje, i sorrollatën vite të tëra, ‘legalizim sot e legalizim nesër’ dhe tani vijnë dhe u bëjnë pluhur e hi mundin e një jete të tërë.

Por dje mbasdite, i bllokuar në trafik për gati një orë nga që protestuesit kishin bllokuar rrugën, nisa të ndryshoj qendrim. Kanë zaptuar pronën e tjetrit dhe kanë ndërtuar pa pyetur për ligj e për moral. E si të mos mjaftonte kjo kanë njëzet e kusur ditë që po u pëlcasin buzën qindra qytetarëve, që puna e halli i bien të kalojnë këndej.

Dhe shumica e këtyre buzëplasurve të bllokuar në trafik janë qytetarë të rregullt, s’kanë zaptuar pronën e tjetrit, kanë paguar rregullisht drita e ujë e s’i kanë hyrë në hak kujt. Si më kaloi vala e parë e mllefit, me që kohën e kisha me bollëk, nisa ta mendoja gjënë më gjerë e më nga larg, medemk të filozofoja. Eshtë mbushur vendi me ndërtime të paligjshme. Një aty, një këtu, pa pyetur për tokë buke, kolektor, zonë e përmbytshme e ku e di unë se çfarë.

Shumë janë shembur e të tjera do të shemben. Toka arë është shpërdoruar si të ishim në stepat e rusit dhe jo në skërkat e një vendi kryesisht malor. Këto ndërtime, një këtu e një atje, kërkojnë e do të kërkojnë qimet e kokës të furnizohen me energji, ujë etj. Páre, mund e djersë të shpura dëm. Dhe jemi populli më i varfër i Europës.

Ç’e do mall e ç’e do gjënë, kur s’ke shtetin për të qenë, shpotita. Pa e shijuar akoma mirë parodizimin e proverbit për gruan, m’u kujtua skeçi: Po ai që vodhi lopën s’ka ndonjë faj? Po ne të tjerët, që bëmë sehir këtë vaterlo dhe vazhduam të tregojmë përrallën e lashtë për dheun e të parëve, që është i shenjtë dhe i paprekshëm, kemi a s’kemi ndonjë faj? Dhe dolëm çdo herë të votonim kush njerën e kush tjetrën palë të parisë. Jo për gjë, thjesht për të luajtur thiatron e demokracisë.

Kemi ngec në semafor, thashë me vete, dhe m’u kujtua ajo kënga e Portokallisë. Sipas kokës edhe festen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUART ZALOSHNJA/ Pronarët “e rinj” dhe pronarët “e vjetër”
Previous article MERO BAZE/ “Venecia” i ka hequr PD-së, shkakun që shpiku kundër Reformës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k