• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Ritvani nuk ka paguar  tek Kunati!
Home
Politikë

MERO BAZE/ Ritvani nuk ka paguar tek Kunati!

November 24th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nuk është praktikë e re që opozita ka kuotat e saj në institucionet themlore të shtetit. Edhe pse nuk është një praktikë e shkruar, është një praktikë e konsoliduar qysh pas takimit Nano Berisha në vitin 2002, që institucionet kryesore të vendit, përfshi Bordin e Bankës Qendrore, të kenë një përfaqësim të ekspertëve të opozitës, që përmbushin kualitetet e duhura.

Në kohën e Fatos Nanos, aty u emërua si anëtare e Këshillit të Bankës, këshilltarja financiare e Berishës, Elisabeta Gjoni, e cila një kohë shërbeu dhe si Guvernaotre në detyrë. Më pas kur Berisha erdhi në pushtet, grupi parlamentar I PD, votoi Ermelinda Meksin si ish deputete socialiste, si anëtare e Bordit Qendror.

Kjo praktikë e konsoliduar vazhdon, me ndryshimin që Lulzim Basha këtë rradhë, nuk ka kërkuar një anëtar, sa I jep qeveria zakonisht nga kuotat opozitës, por dy anëtarë nga opozita. Dhe qeveria e dëgjoi, po rnuk bëri pazar me Lulin, por bëri zgjedhjen e  saj, nga ata opozitarë, që i duken konsesual duke marrë dy prej tyre. Në listën prej tre anëtarëve të qeverisë, për herë të parë qeveria ka dorzuar pushtetin tek opozita, pasi ka paraqitur dy kandidatura të opozitës, njëri është ish Ministri I përhershëm I Financave të PD,  Ritvan Bode, dhe tjetra zonja Suela Popa, që në fakt është gruaja e deputetit LSI, Vangjel Tavo.

Dhe kjo shenjë tolerance është për tu vlerësuar dhe jo për tu sulmuar nga opozita. Të vetmit q ëkanë të drejtë të ankohen janë socialistët, por jo PD , ndërkohë që suprizat mund të mos ndalen, pasi janë dhe tre kandidatë që propozohen nga Kuvendi.

Por duket se ka një tërbim, nga një grup zagarësh gjahu të Bashës , të cilët meqë Basha i ka futur në vend të Ritvan Bodes në listë si deputetë, mendojnë se tani janë dhe shefat e Ritvan Bodes dhe ai është një I dënuar që nuk mund të lëviz nga vendi që I kanë caktuar ata si I papunë, pa leje të tyre.

Dmth shqetësimi kryesor Lulzim Bashës nuk është pse Edi Rama ka prozuar dy kandidtura, një nga PD e një nga LSi për Bordin e Bankës, por pse njëri nuk është nga ata që ai I ka qejf në PD. Deputetja demokrate që ka kontaktuar qeverinë në mënyrë formale, për ti rekomanduar emrat, I ka kërkuar dy vende bosh pa emra, në zarf për Lulin (Kunatin), dhe qeveria ja ka dhënë natyrisht duke e ndarë mes PD dhe LSI, një gjest anormal zemërgjerësie, pasi mudn të vërë në pozita të vështira funksionin e Guvernatorit të Bankës.

Por nëse Ritvan Bodja do ishte nga ata që ka qejf Basha nuk do ishte nevoja të ishte Anëtar I Bordit Bankës, por deputet , vend të cilin Lulzim Basha ja ka zënë me Salianjin dhe djalin e Fariut.

Pra në një moment lirie, kur Lulzim Basha është sovran dhe ti I thua zgjidh, ai mes Ritvanit dhe Salianjit, zgjedh Salianjin, kurse Edi Rama zgjedh Ritvanin.

Për Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, zyrtarisht  Ritvan Bodja është një I përjashtuar “de facto”, një njeri që Basha e ka zbuar, biles e ka akuzuar që ka lidhje dhe me grupe kriminale. Ankesa e Bashës do të kishte kuptim vetëm nëse thoshte që Bode nuk e meriton Bordin e Bakës për arsye profesionale, jo personale. Nëse Bode e meriton të jetë nga ana profesonale anëtar I Bordit të Bankës Qendrore, PD mund të skuqet ose të ul kokën që e ka lënë pa punë, por jo të protestoj pse e merr Banka në postë kyç. Se kjo pastaj I bie që ndaj Bodes, PD të mos ketë vetëm plan përjashtimi, por dhe plan persekutimi, duke e konsideruar si një të ndëshkuar, që nuk mund të rehabilotohet pa lejen e tyre.

Por në fakt është më keq se kaq. Basha e konsideron qënien në opozitë si një eksluzivitet pazaresh në emër të opozitës. Ai është atje për të bërë marrëveshje të tipit 18 Majit, ku ti marr Ramës pjesën që ai mendon se I takon si opozitë. Ai mendon se është atje për tu vënë gjoba oligarkëve, që të dorëzojnë pjesën tek Kunati, në emër të opozitës, apo të negocioj cdo tender apo koncesion për të kërkuar pjesën për njerëzit e tij, siç ka bërë tek unaza e Re.

Ky ishte një rast që Rama e ka ndarë pjesën e opozitës pa pyetur Bashën.

Për kaq është tërbimi. Ritvani nuk ka paguar tek Kunati. Dhe si devolli kurnac, as ka për të paguar, kështu që do vazhdoj kjo histeri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANRI BALA/ Po me Yllin ç’pate?!
Previous article AFRIM KRASNIQI/ Sa e njohim realisht Kushtetutën? Sa e respektojmë atë?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k