• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Me sytë nga Gruevski!
Home
Politikë

MERO BAZE/ Me sytë nga Gruevski!

November 15th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Ish Kryeministri I Maqedonisë Nikola Gruevski I ka ikur vuajtjes së dënimit në burg, pasi një gjykatë e vendit të tij, e dënoi për shpërdorim detyre. Arratisja e tij, ka shokuar Maqedoninë dhe ka zhgënjyer shumë mbështetës të cilët e shikonin atë, si një njeri të fort, që nuk do të dorzohej lehtë. Vet Gruevski e ka arsyetuar arratisjen me pasigurinë fizike në Maqedoni, por vendi ku ai është dorëzuar, flet më shumë se sa ajo që ai ka bërë.

Kryeministri hungarez Orban, e cila e ka futur në shtëpi, ka qenë për një kohë të gjatë modeli dhe shpresa e çdo autokrati të korruptuar në ish vendet komuniste dhe shpresa për të relativizuar standartet e një shoqërie perëndimore, sidomos demokracinë, lirinë e shtypit dhe betejën kundër korrupsionit. Ai u bë në një farë mënyre Kreu I Internacionales së Autokratëve.

Gruevski, I cili nga ana e vet,  kishte shpikur rrënjët e  një “kombi maqedon” dhe po prodhonte statuja për të ilustruar krijimtarinë e tij populiste, ja doli të fitonte tre mandate si një lider nacionalist, duke eleminuar kundërshtarët e vet politik si njerëz “pa atdhe”, dhe duke përdorur shqiptarët e korruptuar, si patericë për pushtetin e tij.

Por fati I Gruevskit ndiqet me ankth në Tiranë nga aleatët e tij për disa arsye.

E para është besimi që të dy palët kishin se do ta dështonin Reformën në Drejtësi dhe ndërhyrjen e perëndimit për të kontrolluar drejtësinë e të dy vendeve.

Ndërkohë që në Shqipëri nisi të ndërtohej  Reforma në Drejtësi, kundërshtarët e reformës, filluan të shikojnë Gruevskin si model suksesi. Kundërshtimet e tij ndaj perëndimit, shikoheshin si shpresë dhe fakti që ai po ja dilte të fitonte politikisht edhe pse kishte perëndimin kundër ishte një shpresë edhe më e madhe. Fal kësaj dy vitet e fundit, dy diplomatët më të sulmuar në Shqipëri janë ambasadori amerikan dhe ai I BE, me fyerje dhe epitete nga më të rëndat, në emër të kundërshtarëve të Reformës në Drejtësi.

Donald Lu dhe Romana Vlahutin janë trajtuar, jo si përfaqësues të Perëndimit, por si agjent të Perëndimit, nën shembullin që Gruevski luftonte Perëndimin dhe I bënte rezistencë krijimit të Prokurorisë Speciale.

Në të dy vendet filluan të flisnin njësoj kundër bezdisë nga prania ndërkombëtare në sistemin e drejtësisë. Në Shqipëri kjo përkthehej me luftë kundër “Reformës në Drejtësi” me akuza se ambasadori amerikan dhe ajo e BE janë të korruptuar dhe blerë nga SOROS,  ndërsa në Maqedoni kundër përpjekjeve të faktorit ndërkombëtar për të nxitur hetime përmes prokurorisë speciale.

Të dy palët filluan të merrnin të njëjtën kompani lobimi në Uashington, të paguanin të nëjtën vend në Uashington Times dhe të përdornin të njëjtat teza shabllone ballkanike, të tipit, “Ambasadori amerikan në Shqipëri është I emëruar nga Sorosi”, apo “Refroma në Drejtësi është kundër interesave të vërteta amerikane” pasi kontrollohet nga Sorosi. E gjithë kjo me shpresë se do të tërhiqnin vemendjen e administrates së re të Presidentit Trump, në inagurimin e të cilit u lagën në shi me plasmas në kokë që të dukeshin sikur u erdhi ora, ndërsa lideri jonë I opozitës shkoi dhe më tej duke paguar para ruse për të siguruar një foto me të në hotel. Një skenë tipike ballkanike dhe banale.

Arsyeja e dytë përse ndiqet me makth fati I Gruevsit nga aleatët e tij në Tiranë ëhstë arsyeja përse ai është dënuar. Për të gjtihë ata që nuk e dinë, Gruevski po shkon në burg, pasi ka firmosur blerjen e një makine të shtrenjtë për shërbimet qeveritare, nga ato gjëra që qeveritarët në Tiranë, u vjen dhe turp ti zënë ën gojë si ndere. Për ta ky lloj dënimi ëhstë I qëllimshëm, për ta poshtëruar dhe I lehtë për tia bërë kujtdo që ke vendosur ta dënosh. Dhe kjo e çon tensionin në maksimum, aq më tepër kur rastet analoge me Benzin e blinduar të Berishës janë si dy pika ujë. Gruevski mund të dënohetd he për krime që akoma nuk ajnë bërë publike, por në Tiranë mjafton ky lloj dënimi për të future në antkh çdo kënd që ka qenë në pushtet.

Arsyeja e tretë është fati politik I Gruevskit. Gruevski ja doli të dilte I pari në zgjedhje, por fal ndërhyjes së Tiranës zyrtare në unfikimin e faktorit shqiptar, u arrit një koalicion opozitar në pushtet.

Aleatët e Gruevskit në Tiranë, e kundërshtuan koalicionin, dhe zyra e Lulzim Bashës shpalli e gëzuar në një moment lajmin se qeveria e re po bëhet me Gruevskin, duke tradhëtuar shpresat e tyre.
Tani që loja duket se mbaroi, pasi shumica e re në Maqedoni veproi shpejt për të nxjerr para drejtësisë fajtorët e së djeshmes, Gruevski po përballet me një krizë reale jo vetëm në opinionin publik, por dhe në partinë e tij. Edhe pse kundërshtoi formalisht referendumin për ndryshimet kushtetuese, 7 deputetë të partisë së tij, kontrolluar nga njeriu I tij më I afërt, djali I dajës, që ka drejtuar shërbimin sekret, bashkuan votat me shumicën dhe ligjëruan ndryshimet kushtetuese.

Vetëm tani ëshët e lehtë të kuptosh përse Sali Berisha nuk ikën nga selia e PD, përse e mban PD nën kontroll dhe është gati ta shkatërroj dhe përdhunoj vetëm të mos I ik atij nga duartë Aryseja është ky momenti I Gruevskit,  momenti kur nëse hidhen prangat mbi duart e tij, të të lërë në baltë Lulzim Basha, pse jo dhe Flamur Noka.

Gruevski që ishte një lider i padiskuteshëm, kur turmat I thërrisnin “Baba” dhe dukej se nuk do shkulej nga pushteti, sot është I tradhëtuar dhe nga kushërinjtë e tij dhe bashkëpuntorët më të afërt në parti.

“Gruevskët” dhe “ivanovët” tanë, nuk I tremb urdhëri I arestit për Gruevskin, por mungesa e rezistencës ndaj saj, arratisja poshtëruese dhe tradhëtia që I bënë të vetët në Maqedoni atij. Ky është ankthi I tyre real, që I bën të rrijnë me  sy e vesh, nga fati I Gruevskit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Varrimi ceremonial i Mit’hat Frashërit respekton historinë
Previous article MENTOR KIKIA/ Përse u shkarkua realisht prokurori Ramadan Troci?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k