• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ Beteja për Internetin: 100 vjet më vonë, lufta bëhet me tastierë
Home
Teknologji

ANALIZA/ Beteja për Internetin: 100 vjet më vonë, lufta bëhet me tastierë

November 12th, 2018 F.autor Blog, Teknologji 0 comments

“Rrjeti është shndërruar në një makinë që prodhon padrejtësi dhe ndarje, i ndikuar prej forcave të fuqishme që e shfrytëzojnë për të imponuar agjendën e tyre”.

I përdorur nga më shumë se gjysma e popullsisë së botës, Interneti zë tashmë një vend shumë të rëndësishëm në jetën tonë, e si pasojë nuk mund të lihet në dorë të forcave të tregut.

Ky duhet të jetë mesazhi qendror i Forumit të Parisit.

Nga Pierre Haski

Njëqind vjet më parë, luftimet bëheshin në llogore. Ndërsa sot, luftohet prapa tastierës së një kompjuteri. Pra, nuk është rastësi që më 12 nëntor në Paris, të nesërmen e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, u hap Forumi mbi qeverisjen e Internetit, një samit vjetor që ka vazhduar të organizohet që nga viti 2006 dhe bashkon gjithë lojtarët e mëdhenj globalë në industri: qeveritë, kompanitë private, shoqërinë civile.

Duke filluar nga Emmanuel Macron dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tema e këtij viti do të jetë “besimi në internet”, elementi që më shumë se çdo tjetër është humbur në botën online, tridhjetë vjet pas lindjes së internetit në mbarë botën.

Idealizmi i etërve themelues i ka lënë gradualisht rrugë të urrejtjes, manipuluesve, rrezikut të konflikteve të reja dhe për sulmeve të hacker-ëve. Sot interneti përmbledh kontradiktat e botës: është një hapësirë ​​për mësim dhe shkëmbim, por edhe një univers i bërë nga përplasje dhe rreziqe.

Dy internete të ndarë

Një nga rreziqet më të mëdha është sigurisht një kthesë autoritare e teknologjisë. Interneti është qeverisur që nga fillimi me procedura të quajtura “multi-aktorë”, sipas zhargonit teknik. Në thelb, përkufizimi i rregullave dhe kuadri i rregullave bëhet me bashkëpunimin e të gjitha palëve të përfshira, duke përfshirë individët privatë dhe shoqërinë civile. Askush nuk mund ta imponojë ligjin e tij në rrjet.

Kina, e cila është bërë një nga gjigantët e teknologjisë në botë, ka një vizion të ndryshëm dhe i jep shtetit një rol qendror në rregullim, me rrezikun e pashmangshëm të censurës. Kjo është ajo që po ndodh në Pekin, ku kontrolli mbi internetin është më i rreptë se në çdo vend tjetër në botë. Javën e kaluar, Kina organizoi një samit alternativ për të promovuar “modelin kinez”.

Në këtë ritëm mund të gjendemi me dy internete të ndryshm,  njëri i hapur dhe tjetri i mbyllur, në kundërshtim me botën pa pengesa të imagjinuar në fillim.

Rreziku tjetër, më i njohur, është ai që buron nga pushteti i madh që sot është në duar të kompanive të mëdha të sektorit, Google, Apple, Facebook dhe Amazon, që kohët e fundit janë gjendur nën nëj rrebesh kritikash.

Për këtë arsye Tim Berners Lee, një prj krijuesve të internetit, sapo ka nisur një projekt të ri me emrin Inrupt, për të decentralizuar rrjetin dhe për t’u kthyer përdoruesve kontrollin e të dhënave të tyre personale.

Analiza e Berners Lee është pa apel: “Rrjeti është shndërruar në një makinë që prodhon padrejtësi dhe ndarje, i ndikuar prej forcave të fuqishme që e shfrytëzojnë për të imponuar agjendën e tyre”.

I përdorur nga më shumë se gjysma e popullsisë së botës, Interneti zë tashmë një vend shumë të rëndësishëm në jetën tonë, e si pasojë nuk mund të lihet në dorë të forcave të tregut. Ky duhet të jetë mesazhi qendror i Forumit të Parisit.(France Inter – Bota.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEODOR KAJSIU/ Përse nuk ka asnjë pengesë ligjore që Meta ta dekretojë Sandër Lleshin
Previous article MENTOR KIKIA/ Pazar tepsie, “Made in Albania”: Zbulohet sekreti i madh i Ilir Metës për Sandër Lleshin

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k