• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
YLLI MANJANI/ Sandër Lleshi duhet dekretuar
Home
Politikë

YLLI MANJANI/ Sandër Lleshi duhet dekretuar

November 11th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Një këshillë e pakërkuar.
Po të më dëgjojë, këshilla ime për Presidentin e Republikës është ta dekretojë Sandër Lleshin.
Kushti i vetëm që duhet sqaruar është i plotëson apo jo kushtet e neneve 70 dhe 103 të Kushtetutës. Dmth është apo jo ushtarak aktiv që e bën Sandrin të pamundur të emërohet ministër.
Po u sqarua kjo gjë mundësisht publikisht, Sandri duhet dekretuar.
Çdo qëndrim tjetër e kompromenton rolin kushtetues të Presidentit. E përsëris të zyrtarit të vetëm që ende flet e sillet në bazë të Kushtetutës.
Mosdekretimi i parë ishte i duhuri, qoftë dhe për ti dhënë një shpullë arrogancës së Kryeministrit që shkarkon e propozon ministra me dy rrjeshta në tëeetter.
Ai mund të tallet me vartësit e tij, por jo me Presidentin e Republikës! Ndaj ai mosdekretim, qoftë dhe me motivin “nuk më bind” ishte i duhuri, pikërisht për faktin se nuk propozohet ndryshimi i ministrave me dy rrjeshta.
Vetë Kryeministri, përtej sjelljes prej zuzari jo zyrtari, më në fund ka dërguar një relacion spjegues. Pra e ka hequr tullën e arrogancës ku kishte hipur.
Tani mbetet për të verifikuar ka apo jo pengesa kushtetuese. Nëse pengesa nuk ka ose bien, gjykoj se Presidenti duhet ta dekretojë.
Nuk ka pse të lihet asnjë shije e pakëndshme në publik.
Këtu nuk është fjala për qeverinë po për shtetin.
Ndërkohë analiza politike dhe media duhet çliruar nga ky debat, për t’u fokusuar tek gjëra të tjera më të rëndësishme si Borxhi, investimet, korrupsioni, dhunimi i te drejtave ndaj shtetasve, varfëria e papunësia, arësimj e shëndetësia.
Ka halle më të mëdha ky vend, me të cilat nuk po merret ASKUSH!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANRI BALA/ Për të mbyllur prapa hekurave një pushtetar të korruptuar, ka nevojë për pak xhentilesë dhe k*qe!
Previous article BEN ANDONI/ A duhet të jemi kaq nacionalistë?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k