• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
VANGJEL TAVO/ Varrmihësit e shpresës
Home
Blog

VANGJEL TAVO/ Varrmihësit e shpresës

October 28th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Para pak ditësh mbarova së lexuari një nga romanet e penës më të ndritur shqiptare, Ismail Kadare, E Penguara. Ndër shumë fjalë e pasazhe të jashtëzakonshme, më mbeti në mëndje një fjali: Ju keni prangat, ne kemi shpresën. Dramaturgu, personazhi kryesor i romanit, ulet në Kafe Flora në Tiranë me një hetues të regjimit të kaluar dhe shpreh anti-analogjinë e prangave dhe shpresës. Dhe nuk ka se si çdo lexues të mos e identifikojë këtë shprehje me prangosjen e një kombi i cili prej gati tre dekadash nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse shpresa. Vetëm shpresa e prangosur.

Për afro tridhjetë vjet shqiptarët kanë përjetuar terapi shoku, prangosje e liri me kusht, ëndrra të rreme e të paplotësuara, tronditje politike dhe ekonomike, herë shuplakat e herë ledhatimet e shtetit, herë kanë besuar premtime të rreme e herë të tjera janë mashtruar prej tradhëtive të shtetarisë, kanë bërë një hap përpara e tre hapa pas, katër hapa përpara e pesë hapa pas, depresione sociale dhe eksperimente fiskale e institucionale, kanë qeshur me historira rozë politike e kanë qarë me skandale të errëta shtetarie, kanë shijuar një hurbë lumturie me lajme të gëzueshme nga Evropa e bota e më pas kanë zbrazur stomakun me të vjedha nga premtimet e rreme brenda kufijve, janë rropatur të gjithë jetën për fëmijët e tyre e tashmë po i largojnë me ngulm jashtë vendit për t’u kursyer atyre të ardhmen, e po përpëliten për të mbajtur gjallë frymën e fundit të shpresës.

Mjaft! Tridhjetë vite prangosje shprese janë shumë. Tridhjetë vite provincializëm politik janë të pafalshme. Tridhjetë vite, e plus të tjerat që priten, janë një brez i tërë, janë një jetë.

Mendësia politike evropiane, integrimi i plotë në BE, oksigjenimi i shpresës dhe vendimi për të ecur me hapa të mëdha progresiv drejtë një të ardhme më të zhvilluar e më të qendrueshme janë e vetmja zgjidhje. Duhet të kishte ndodhur dje, e nuk duhet të fillojë as nesër, duhet të ndodhë që sot. Mjaft! Historia do na gjykojē si varrmihës të shpresës, varrmihës të një kombi.

E gjithë politika nuk duhet ta vendosë kokën e saj mbi nënkresë e të bie në gjumë e qetë, por duhet të djersisë e pikojë gjak nga mundi e lodhja për të këputur prangat që e mbajnë të izoluar këtë vend, për të fshirë turpin e talljen që ka rënë mbi këtë vend, duke shfrytëzuar mendjet më brilante dhe energjitë më vitale në shërbim të së ardhmes, për më shumë punësim, standarde më të mira jetese, arsim, shëndetësi, siguri, e rregull më të mirë, e për mundësi më të shumta.

Shqiptarët nuk kërkojnë përkujdesje, as të ushqehen me gji, ata kërkojnë vetëm një mundësi për ta ndërtuar vetë të ardhmen e tyre, ashtu siç e kanë bërë gjithmonë plot vullnet e sakrificë. Vetëm një mundësi. Jepuni shqiptarëve një mundësi dhe ky vend do jetë si një qytet mbi mal, ku sytë e mbarë botës do drejtohen për nga ai.
Hiqjani prangat dhe ky vend do bëhet simbol lirie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Xhafaj iku me dinjitet Lulzim
Previous article ENVER ROBELLI/ Një rrëfim dhe një boshllëk

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k