• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Xhafaj iku me dinjitet Lulzim
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Xhafaj iku me dinjitet Lulzim

October 28th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Ja dhe Fatmir Xhafaj iku, dhe iku kur shtroi disa trase sigurie, iku kur vendosi disa shina për reformën në drejtësi, iku kur vendosi të reformojë organet policore, iku kur arrestoi bandat e rrezikshme, iku kur i dha Brukselit shembullin se si një ministër i Brëndshëm di të punojë në ekip dhe me partnerë europiane dhe amerikanë. Fatmir Xhafaj iku jo kur i tha Lulzimi, Ervini dhe Enkeledi, por iku me dinjitet dhe respekt, dhe do të mbahet mend si ministri që goditi hapur dhe ashpër në strufkullën e tyre 28 vjeçare, bandat që nuk i kishte goditur kurrë as kreu aktual i PD kur ishte ministër i Brëndshëm.

Ikja nga posti ministrit të Brëndshëm e Fatmir Xhafajt, më tepër se këdo, ka mërzitur PD dhe personalisht zotin Basha, njeriun që tani e tutje nuk do të ketë mundësinë me cilin të merret, por edhe as të bëjë gjoja “opozitë” me deklarata konspiracionale dhe qesharake. Ikja e Fatmir Xhafaj ka pikëlluar pothuajse gjithë shpurën e kësaj PD, e cila tani e tutje nuk ka më mundësinë të merret me “agronët, babalet, geronët” dhe lloj-lloj shpikjesh “made in SHQUPI”.

E ndërsa Xhafaj iku, ose më mirë u vetëlargua me dinjitet, duke lënë pas një bilanc të pasur me suksese në polici dhe kryqëzimin e bandave, një hije dyshimi, pasthirrmash dhe psherëtimash, ka mbuluar selinë e PD, e cila nga e shtuna ka nisur kërkimet e ethshme për të gjetur në arkivat “dixhitale” ndonjë babale për ministrin e ri të Brëndshëm.

Patjetër edhe ndaj tij (ashtu siç gjeti edhe ish-presidenti Nishani) kjo PD, ervinët dhe enkeledët e Lulzimit, do të gjejnë , shpikin apo sajojnë ndonjë “videopërgjim” apo ndonjë “kleçkë” që lidhet ndoshta nga koha kur ai ishte shkollar, apo kur ka studiuar jashtë shtetit. Nuk ka mundësi që babalet e PD, të rrinë duarkryq dhe të mbeten me gojë mbyllur, përpara bllofit që Fatmir Xhafaj u bëri papritur duke u vetëlarguar me dinjitet, dhe jo si i përzënë. Kjo e fundit ka ndodhur vetëm me këtë opozitë.

Ka ndodhur me shpurën e kësaj PD kur ka dashur të “afrohet” me bazën e zhgënjyer, ka ndodhur me takimet e Lulzim Bashës kur ka dashur të mbledhë “mijëra protestues” në Tiranë apo në rrethe. Përzënia ka ndodhur dhe po ndodh me delegatët e kësaj PD, të cilët kanë kurajon të bëjnë thirrjet e rradhës për “anëtarësinë dhe militantët”, për ti ribashkuar dhe ringritur ata në “protesta për të rrëzuar regjimin”, ka ndodhur dhe po ndodh me ftesën e Lulzimit ndaj çdo partiçke e cila trimërohet dhe deklaron se “jemi forca e tretë politike”, dhe pastaj rezulton se nuk është fare në listë. E megjithatë, Xhafaj iku dhe do të mbahet mend gjatë si ministër kurajoz dhe dinjitoz, pavarsisht se Lulzimi nxitoi dhe deklaroi se “iku peshku i madh, nisi ç’montimi regjimit”.

Mendoj se më tepër se kurrë “regjimi” është më i montuar se kurrë, më tepër se kurrë “peshqit e mëdhenj” po ndjejnë frikën e arrestimeve, më tepër se kurrë organet e hetimit dhe policia janë të pandalshme dhe të motivuara politikisht por vetëm profesionalisht.

Por edhe sikur të ishte ndryshe, pra edhe sikur Xhafaj të ishte larguar nga “presioni i Lulzimit”, çfarë duhet të ndodhë në Partinë Demokratike me kryetarin e saj ? Përse zoti Basha nuk i dëgjon thirrjet dhe presionin e zërave kundër dhe atyre mijëra demokratëve të zhgënjyer, cilët kanë vite që duan largimin e tij ? Përse nuk

“vetëlargohet” kryetari Basha kur ka kundra mijëra zëra që kërkojnë ndryshimin ? Të kërkosh largimin e një ministri të dekretuar dhe votuar nga shumica e ligjshme parlamentare, dhe të mos vetëlargohesh kur i ke sjellë veç humbje partisë që drejton, kjo padyshim përkthehet në “bëj si them unë, dhe jo si bëj unë”. Fatmir Xhafaj u largua zoti Basha , tani rradhën e ka PD juaj, ndoshta e keni ju.

Largimi ose vetëlargimi në kohën e duhur, është melhemi më i mirë për të mbuluar gjithçka të keqe. Deri tani betejën e kishit me babalet, agronët, geronët, xhafajt, si “opozitaristë të vendosur” kurse ata mijëra demokratë të larguar nga PD, sot dhe gjithë ditën betejën e kanë me ju dhe ervinët tuaj që kanë zaptuar gjithçka në SHQUP. Ndoshta është momenti Lulzim të “vetëlargohesh” edhe ti, për ti hapur rrugën demokratizimit dhe pse jo, edhe europianizimit partisë tënde.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Asnjë grek në Shqipëri, nuk mund të vritet për flamur!
Previous article VANGJEL TAVO/ Varrmihësit e shpresës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k