• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Pse Basha ka alarmuar “berishët” me shkuarjen në prokurori?
Home
Politikë

MERO BAZE/ Pse Basha ka alarmuar “berishët” me shkuarjen në prokurori?

October 12th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

/Mero Baze

Ka një acarim të gardës së vjetër të politikës në opozitë rreth shkuarjes së Lulzim Bashës në prokurori. Në fakt ai ka shkuar të ballafaqohet me akuzat e pabaza, që ka bërë rreth  pranisë së Taulant Ballës në Komisariatin e Fushkrujës në rastin e Xhisela Malokut, një praktikë e rëndomtë ballfaqimi në çdo proces hetimor.

Por shqetësimi tejaklon arsyet përse ai ka shkuar në prokurori. Disa aleatë të tij dhe kryesisht rrethi I Berishës, ndjehen të alarmuar, jo nga ndonjë rrezik që e pret Lulzim Bashën, pasi shpifja këtu ndëshkohet me lek dhe Bashës nuk I mungojnë, por nga ideja që ai ka pranuar të shkoj.

Kjo është si një prishje magjie dhe duket se acarimi është më I madh me Bashën, se me vet prokurorinë që e ka thirrur. Vet Basha duke e ndjerë acarimin që Berisha ka me faktin që ai ka shkuar në prokurori, sapo doli nga dera e Prokurirsë u përpoq ta lehtësoj pozitën e tij para militantëve, duke theksuar se shkuarja në prokurori nuk është fundi I opozitës.

E gjitha vjen nga fakti se mosshkuarja në prokurori dhe mospërballja me akuzat është një proces, që paraardhësi e tij e ka pas krenari. Ai nuk ka pranuar të shkoj në prokurori as për akuzat e vitit 1997, as për vrasjen e Azem Hajdarit më 1998 dhe as për ngjarjet që pasuan vrasjen e tij. Ai ka shkuar vetëm një herë në polici, I shoqëruar me dhunë nga policia më 28 nëntor 2000, kur ishte kryeministër Ilir Meta pas ngjarjeve të dhunëshme në Bajram Curri. Dhe krenaria e tij e vetme dhe fuqia në publik për akuza ta papërgjeshme ka qenë pikërisht mos shkuarja në prokurori.

Është kjo arsyeja që shkuarja e Lulzim Bashës në prokurori, ka alarmuar rrethin e Berishës dhe të ngjashmit e tij në opozitë, pasi është thyerje e një miti për mospërfilljen e drejtësisë.

Lulzim Basha ka bërë shumë mrië që ka shkuar, dhe kjo nuk ka lidhje me akuzën me të cilën është përballur, por me modelin e ri të të sjellurit ndaj drejtësisë si lider I opozitës. Ai vet I është shmangur boll drejtësisë, gjatë procesit të hetimti ndaj tij për “Rrugën e Kombit”, nën ndikimin e shkollës së Berishës, që drejtësia nuk duhet përfillur kur i ke faktet kundër

Por sot shkoi dhe kjo ka alarmuar realisht Berishën dhe njerëzit e tij, pasi I ka hapur rrugën shkuarjes para drjetësisë të kujtdo prej atyre që do thirren qe nga ceshtja CEZ, deri tek 21 Janari apo afera te tjera nese rihapen.

Alarmi se po vendoset diktatura nga shkuarja e Bashës në prokurori, apo akoma më keq, alarmi se po frikësohet opozita, në fakt është alarm I rremë. Ata që po frikësohen janë ata që e kanë pas kulturë politike mos përballjen me drejtësinë, të pandëshkuarit e mëdhenj të Shqipërisë, të cilët të vetmen fuqi politike që kishin e kanë demonstruar duke mos përfillur drejtësinë.

Shkuarja e Bashës është përjetuar prej tyre si një e keqe që po u vjen prej Bashës dhe jo prej Ramës. Është një shembull që i vë ata në pozitë të vështirë dhe të pajstifokuar, kur të përballen me të njëjtën situatë. Nuk di nëse Basha e ka bërë me vetdije apo jo këtë gjest, por në fakt I ka trembur të vetët, më shumë se sa mund ti tremb drejtësia. I ka trembur, pasi u ka hequr shansin të mbrohen si kaçak. Dhe duket që s’po u del e keqja me atë që ka bërë, duke ua thyer mitin e njerëzve që nuk pyesin për drejtësinë. U duket nje thikë pas shpine!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MICHAEL SHERMER/ Pse vetëvriten njerëzit?
Previous article ANRI BALA/ Pushta… e kthyet pushtetin e katërt në një dordolec, që nuk tremb as zogjtë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k