• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ANRI BALA/ Pushta… e kthyet pushtetin e katërt në një dordolec, që nuk tremb as zogjtë!
Home
Blog

ANRI BALA/ Pushta… e kthyet pushtetin e katërt në një dordolec, që nuk tremb as zogjtë!

October 12th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Anri Bala/

A nuk i patë dje, se si “telebordellot” ishin mbushur me sharalatanë e llafazanë, që nuk kishin asnjë lidhje me informimin por me “mjetin e shpëtimit”, baulen e dizinformimit… duke gënjyer si bira kurvash me histeri, thua se u kishin bërë nënën dy viktima të krimit të rrugës, e me aq pasion, këto shërbëtorë i kthyen në njerëzit më publik në Shqipëri.

Mjeranët, që bëjnë publicistikë mediatike, nuk ndalojnë përpara asgjëje në qëllimin e tyre makabër… të trullosin turmat e etura për idiotësi, duke u shitur broçkullat e faqes së zezë të këtij vendi… politikës, për një shikim apo klikim.

Vetëm tu shikosh surretërit e tufës së lyrë dhe zhgërryer nga grimierët të vjen neveri dhe të kujtojnë kurtizanet e Balzakut, me shkëlqimin dhe mjerimin e tyre, që asnjë grimier nuk u ndërron dot fytyrën.

Kur nisa të studioja për gazetari, gazetarët “praktik” me identitet të krijuar gradualisht, i shikoja me kërshëri, sepse, për nga kallupi, dukeshin vërtetë “të frikshëm” dhe isha i sigurtë, se kështu u dukeshin edhe tre pushteteve të tjera… madje i tmerronin ato.

Por sot, ndjehem unë i frikësuar dhe i tmerruar prej tyre, jo nga pushteti apo censura, por nga metodologjia e të shprehurit të lirisë së tyre, që nga përmbajtja të ngjajnë më shumë me disa njerëz të frustruar psikologjikisht, fizikisht, seksualisht.

Përrallat me censur dhe liri shtypi i dëgjoj çdo ditë, por më vjen keq për veten që prita vite me padurim, të bëhesha pjesë e këtij pushteti të fuqishëm, që se çensuron askush, por as nuk e pjerdh kush… sepse i ka dal boja, si etaloni i shpifjes dhe i gënjeshtrës.

Tani ndjehem unë i frikësuar, sepse jo vetëm që media ka zbritur me tërsëllim nga piedestali i saj si pushtet i katërt, por është zhytur në llumin e pushtetit të parasë. Seriozisht unë dhe miqtë e mi jemi të frikësuar, sepse nuk kemi as pushtetin tonë, por as paranë, e shpesh ndjehemi të turpëruar, kur na drejtohen, me nderë… gazetar.

Ky është hall i madh edhe për ne, edhe për ato që marrin përsipër gjëra që i kanë me të dëgjuara nga plakat e lagjes, duke na i servirur si informim i veçantë… për budallenj. Për dreq, teknologjia është aq e thjeshtë, sa edhe një qytetar me nivel minimal njohje, nuk gënjehet dhe të diskretiton. Kurrë nuk e kisha menduar kështu profesionin tim, që e zgjodha me aq këmbëngulje, se do të kthehej në një stacion ku lëvizin autobuz pa drejtim.

Në stacionin tim, prita në linjën ku fjala ime e informimit të ishte aq e drejtë, sa të shkonte në vesh të Zotit, por s’qe e thënë! Kur mbërrita unë, ishte vonë. Në piedestalin e informimit kishin hypur të tjerë: Rapsod, vjershëtar, bejtexhi, ushtar që dinin të këndonin, muskuloz që hungëronin dhe kone që lihnin pas i miklonin, por gazetar… asnjë.

Tani e shikoj, se diçka duhet të bëj që të shpëtoj nga emri… me nderë gazetar, sepse nuk mund të mbaj “me nderë”, gjithfarë pushti, që na ka vjedhur emrin duke na e modifikuar, për të humbur gjurmët me menderen e tij të shkapërdhyer, pa e ditur fare se nga bie profesioni i gazetarit.

Duhet të pranojmë publikisht, se gazetar të llojit ham-ham ka vetëm në Shqipëri dhe megjithëse nuk nderohen e respektohen, por fyhen dhe kërcënohen duke e merituar, përsëri krenohen… nga turpi që bëjnë!

Por kush ka turp… pushti?! A e din çfarë është një pusht?! Një mashkull që nxjerr të ardhura nga shitja e trupit të një femre ose nga shitja e prapanicës së tij. Por ka dhe pushtëllik-maskarallik, të tipit mediatik, ku llafazanëria, shpifja, intriga e fjalës, gënjeshtra e pushtave, quhet liri e të shprehurit demokratik.

Më vjen vërtet keq kur shikoj, se ky pushtet ka vdekur, që kur pushtat e kanë kthyer në një dordolec, që nuk tremb asnjë të fajshëm, por as zogjtë e pafajshëm të arave të FB-së! Pres një grusht të fuqishëm të “demos-it”, që të ndërhyjë për të na kthyer pushtetin e vjedhur… pushtetin e katërt, që vlen më shumë për atë se sa për ne, për ta shëruar nga gazetaria pa gezatar, por me gaztor të pafytyrë!/Ekskluzive.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Pse Basha ka alarmuar “berishët” me shkuarjen në prokurori?
Previous article DRINI KUQO/ Një kurth ku nuk duhet të biem; lukuni filmimesh, për të vrarë të vërtetën!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k