• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Tirana zyrtare e painteresuar për protestën e Kosovës!
Home
Blog

BEN ANDONI/ Tirana zyrtare e painteresuar për protestën e Kosovës!

September 29th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Ben Andoni

Një gjë vërehet qartë në këto ditë, ndërkohë që Kosova po gatitet për një protestë e cila do të përcjellë të gjithë trendin publik kundër ndarjes së territorit të Kosovës: Shqipëria është krejt indiferente me ngjarjet e Kosovës. Kuptohet se në javët e fundit e gjithë kupola e qeverisë dhe e shtetit kosovar kanë qëndruar në Tiranë, por më shumë sesa për të bashkërenduar diçka shikohet qartë se liderat e sotëm të Kosovës e përdorin thjesht si trampolinë Shqipërinë.

Ne kemi dy ekonomi që nuk mund të bëhen kontempletare ndaj njëra-tjetrës, ashtu si dy mënyra jetese që duken gjithnjë e më larg, kurse e gjitha ajo që është thënë se do të rregullonte marrëdhëniet ekonomike është thjesht një inerci. Shqipëria nuk ka një strategji ndaj Kosovës dhe rezultatet e mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive kanë dhënë rezultate të zbehta, që janë shumë larg pritshmërive. Mbi të gjitha Shqipëria ka treguar se është e paqëndrueshme sa i përket një qëndrimi të unifikuar ndaj të ardhmes së territorit që diskutohet mes Kosovës e Serbisë.

Kosova, e cila është në një ngërç të madh politik dhe në një paqartësi totale për të ardhmen e saj, prej veprimeve të presidentit Thaçi, si askurrë tjetër ka pasur nevojë që Shqipëria t’i kumtojë një zë të unifikuar dhe të jetë e qartë në qëndrimin e saj. Por, duket se Tirana zyrtare, veç qëndrimit të Ministrit të Jashtëm, po luan me disa regjistra të amullt, që t’i paraprijë të ardhmes aspak të qartë të Kosovës. Një fakt, që të bën të mendosh se në Tiranë dihet mirë ky plan dhe pritet konjuktura, por aspak synimi që të ruhet një qëndrim i unifikuar. Ndërkohë që Beogradi po fërkon duart në çdo ndryshim kursi të SHBA-së dhe vendeve të tjera, që u jep besim për ta vënë në diskutim dhe për ta kthyer nga fillimi çështjen e Kosovës.

Protesta e 29 Shtatorit paçka sesa do të arrijë misionin e saj po tregon se Kosova dhe njerëzit e saj janë të vetëm para kapriçiove të historisë, paqartësisë së Brukselit dhe ulje-ngritjeve të fundit të SHBA-së. Pikërisht, ky ishte momenti, ku duhej pak fllad Shqipërie, që njerëzit të ndjenin se përtej kufirit ishin sërish të mbështetur si dikur. Fatkeqësisht, koha po tregon se Tirana zyrtare, në të gjithë spektrin e saj politik, është e konfuzuar për Kosovën pasi është e paqartë dhe krejt e painteresuar. Kjo është dhimbja më e madhe e njerëzve të Kosovës, të cilës barra e shtetarëve të saj po i shtohet dhe indiferenca e vëllezërzve të saj të përtej kufirit. Nuk ka rëndësi se cili e drejton këtë protestë dhe sa e madhe është ajo, një gjë dihet qartë: Shqipëria e sheh thjesht si fqinj Kosovën. (Javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Protesta që mbështeti ndryshimin e kufijëve të Kosovës
Previous article ZAMIRA ÇAVO/ Të gjithë ju nuk doni të ndihmoni Xhisielën, doni të përfitoni vetë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k