• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ZAMIRA ÇAVO/ Të gjithë ju nuk doni të ndihmoni Xhisielën, doni të përfitoni vetë!
Home
Blog

ZAMIRA ÇAVO/ Të gjithë ju nuk doni të ndihmoni Xhisielën, doni të përfitoni vetë!

September 29th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Zamira Çavo/

Ndodhi sërish. Për të qindën apo për të mijtën herë! Gjithnjë dhunë ndaj vajzave, ndaj femrës ndaj të dashurave apo edhe grave, të cilat janë shndërruar në “ish”. Dhuna e një shoqërie që e quan veten “burrërore” e që di ti zgjidhë problemet me dhunë! Dhunë që falë Zotit këtë herë nuk përfundoi në vrasje.Po sa herë ka cuar drejt vdekjes dike që dikur e ka dashur? Sa herë ka ndodhur? Sa herë kemi dalë rrugëve për të protestuar kundër dhunës ndaj grave?! Sa herë? Cfarë ka ndryshuar? Mendoj se shoqëria shqiptare ka nevojë të shkundet mirë për të kuptuar se cpo ndodh me të. Rasti Xhisiela është një rast kur duhet të refelektojmë.

-Së pari shoqëria shqiptare është bërë shumë herë më e dhunshme se dikur kur sundonte Kanuni! Kanuni nuk e prekte gruan. As nuk e dhunonte. SI ka ndodhur? Fare thjeshtë; Kemi future dhunën sit ë vetmin element për të zgjidhur problemin. Dhunën dhe arrogancën! Kjo dhunë duket që nga Tempulli ynë I pushtetit, Parlamenti, e deri ne shkolla ku mësuesi rreh nxënësin.

-Së dyti : Edukimi I fëmijëvë ka dalë tërësisht jashtë kontrollit familjar e shkollor. E kur prindërit janë “Boss” parashë, janë avokatë e gjygjtarë të pasur, janë bankierë e deputëte ,shpesh fëmijët e tyre e quajnë të tyren këtë pushtet, pasi babai ua zgjidh hallet me telefon dhe ata vetë I zgjidhin herë me grushta e here me plumba. Askush nuk I dënon sepse paratë janë më të pushtetshme se gjithcka. Këta prindër I kanë humbur me kohë këta fëmijë. Dikur ata do përfundojnë ose para pistoletës së ndonjë të “forti” tjetër ose pas kangjellave të burgut diku nëpër botë. Tufat e parave I bëjnë hije dhunës, plumbit dhe vdekjes!

-Së treti: Ka shumë vajza që për të dalë nga bataku I varfërisë, për të “jetuar jeten” sipas tyre, bëjnë gjithcka për tu lidhur me dike që të mund tua sigurojë këtë “jetë”. Lidhen me paratë aq shumë sa harrojnë personalitetin e tyre. Pranojnë të poshtërohen e të dhunohen vetëm që të mos e humbasin këtë jetë. Eshtë një marrëzi që është përhapur gati si epidemi. Vajza që janë gati ti hyjnë në shtart kujtdo për ca para! Dhe mos themi se këtë e bëjn varfëria. Kemi qënë edhe më të varfër por edukimi dhe mbajtja afër e femijëve nga familja e shoqëria, media e shkolla fokusoheshin në këtë edukim ! Sot këta aktorë janë tërësisht kudnër.

Ndaj ndjejë neveri kur bërtasin për drejtësi mediat që e quajnë të mbaruar punën e tyre, sapo bëjnë lajmin “skup”. Ndjejë keqardhje për ato shoqata që vazhdojnë të bëjënë protesta vetëm kur ndodh dhe asnjëherë nuk ndërhyjnë për të parandaluar aktet e dhunës kudo shfaqen.

Ndjeje neveri për gratë deputete që edhe nga fatkeqësi të tilla synojnë të nxjerrin përfitime politike. Asnjerit prej tyre nuk u dhimbset Xhisiela! Të gjithë kërkojnë të nxjerrin përfitime nga ngjarja.

Boll më. O njerëz ktheni sytë nga shkaqet që e pjellin cdo ditë këtë dhunë. Dhe lereni në fatkeqësinë e saj vajzën! Ju nuk doni ta ndihmoni atë. Ju po e dhunoni edhe njëherë duke e hedhur në prehrin e një opinion public maskilist dhe të dhunshëm!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Tirana zyrtare e painteresuar për protestën e Kosovës!
Previous article BEDRI ISLAMI/ Pushteti nuk merret me debilë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k