• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Protesta që mbështeti ndryshimin e kufijëve të Kosovës
Home
Blog

MERO BAZE/ Protesta që mbështeti ndryshimin e kufijëve të Kosovës

September 29th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Protesta e sotme në Kosovë, e thirrur kundër presidentit Hashim Thaçi, që po tenton një marrëveshje personale për ndryshimin e kufijëve të Kosovës, paradoksalisht i dha mbështetje Albin Kurtit ta udhëheqë procesin e ndryshimit të kufijëve.

Për të gjitha ato arsye që ne i trembemi aventurës së Hashim Thaçit me Aleksandër Vuçiçin, nën garancitë e paqarta të stafit të ri të presidentit Trump, protesta e sotme duhet të jepte mesazhin e paprekshmërisë së shtetit të ri të Kosovës, simboleve të tij, kufijëve të tij konvecionalë, dhe të dëshmohej se çdo personalitet politik në Kosovë që tenton të tjetërsojë kufijtë e saj të fituar me gjak, do të dështojë.

Por protesta në Kosovë u zhvillua nën flamurin kombëtar të Shqipërisë dhe nën himnin e flamurit t Shqipërisë, duke zhdukur nga qarkullimi simbolet e shtetit të ri të Kosovës, dhe çka është më e rëndësishme, identitetin e saj të ri si shteti i dytë shqiptar.

Protesta ishte një manifestim i zjarrtë për ndryshimin e kufijëve, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, dhe në këtë histori, pse jo dhe për ato detajet e marrëveshjeve skicë të Hashim Thaçit me Vuçiçin.

Atëhere në këtë rast lind pyetja se cili është qëllimi i protestës së sotme?

Protesta u thirr për të mbrojtur Kosovën nga Hashimi dhe përfundoi që duhet ta bashkojë me Shqipërinë, Albini.

Ashtu si në takimin me Sali Berishën, duket se Albin Kurti nuk është i shqetësuar nga teza e ndryshimit të kufijëve të Hashim Thaçit, që është shumë e rrezikshme, por është i shqetësuar nga besimi, se ajo që po bën Thaçi mund ta bëjë atë realitet, dhe ai e shikon këtë si çështje aktorësh të ngelur jashtë historisë. Pra thjeshtë duket se mendon që Thaçi po i konsumon mitin e tij politik, atë të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.

Beteja e sotme reale e protestës në Prishtinë, nuk ishte siç u tha, mbrojtja e kufijëve nga Hashimi, por fakti që shqiptarët ja besojnë Albinit ndryshimin e kufijëve dhe bashkimin me Shqipërinë, dhe jo Hashim Thaçit.

Mund të jetë dhe kështu. Dhe unë besoj se Kurti është më i zoti për këtë punën e bashkimit, se e ka dhe teori të vjetër të partisë së tij.

Por protesta e sotme, ishte për mos prekjen e kufijëve, jo për prekjen e kufijëve dhe bashkimin me Shqipërinë.

Kurti është i lire të bëjë çdo ditë protesta për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën në Prishtinë, por jo t’i nisë si protesta për mos prekje kufijsh, por t’i deklarojë ashtu si i bën. Se kështu si u bë, ishte një garë mes Kurtit dhe Thaçit, kush i prish më parë kufijtë dhe nuk ishte ashtu siç u lajmërua, si protestë për të mbrojtur kufijtë e Kosovës. Është siç thuhet në një fjalë të urtë shqiptare: Hiqjani Hashimit, jepjani Albinit!

Dhe në kushtet kur çështja e kufijëve ka ndarë Europën nga SHBA në çështjen e Kosovës, protesta  e sotme, në vend të dëshmonte mungesnë e mbështetjes së Hashim Thaçit, dëshmoi të kundërtën, mbështjen që Albin Kurti ka për të bërë të njëjtën gjë. Biles atë që në Europë e SHBA akoma nuk duan ta dëgjojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANRI BALA/ Po ç’deshe moj Xhisiela që thirre djajtë?!
Previous article BEN ANDONI/ Tirana zyrtare e painteresuar për protestën e Kosovës!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k