• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA: Pse do dështojë lëvizja antiamerikane dhe anti-Perëndim e 26 majit?
Home
Blog

SPARTAK NGJELA: Pse do dështojë lëvizja antiamerikane dhe anti-Perëndim e 26 majit?

May 20th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Nga Spartak Ngjela

l.
Saliu dhe Basha kërkuan armatosjen e popullsisë në 26 maj, kundër ministrisë së Brendshme.

Domethënë mendojnë për një grusht shteti. Po si do ta bëjnë, me persona që kanë armëmbajtje pa leje?

Amerikanët qeshin, se e dinë mirë se çfarë është një grusht shteti.
Kurse policinë ligjore e drejton sot në Shqipëri Fatmir Xhafaj dhe amerikanët.
Po a ka mundësi të mundet ushtarakisht me forca civile një shtet i NATO-s, i cili drejtohet sot nga amerikanët?

Gjithsesi duhet pranuar se të gjithë këta organizatorë i ka shqetësuar me disekuilibrim Reforma në Drejtësi, e cila do t’i shpronësojë të gjithë nga pronat e paligjshme që kanë grabitur me spekullim administrativ; do t’iu konfiskojë të gjitha shumat e parave që kanë depozituar nëpër bankat e huaja jashtë Shqipërisë, dhe do t’i dërgojë gjyqeve me akuzën e korrupsionit.
Por ky është në fakt një proces që assesi nuk mund të ndalohet.

ll.
E pra, pse do dështojë që panisur lëvizja antiamerikane e Lulzim Bashës.

E para – sepse nuk ka forca në Shqipëri të dalin kundër qëndrimit amerikan, pasi ta ketë diskredituar 26 majin Zëri i Amerikës.

E dyta- sepse shqiptarët e dinë se këto janë përpëlitjet e dëshpëruara të vjedhësve që kërkojnë të shpëtojnë gjënë e vjedhur me të vjedhurit prej tyre. Kjo është komedia e kohës.

E treta – sepse nuk kanë forcë përpara shtetit. Ku bëhen grushtet e shtetit pa kolonelë dhe ushtri!!! Prandaj çdo lloj force përpara kryeministrisë, është vetëm klithmë.

Ku pyet forca amerikane nga klithmat, kur është vetë ajo që drejton sot në Shqipëri forcat e policisë speciale.

E katërta – vërtet mendojnë këta të fantaksur nga dëshpërimi i ndëshkimit se me ca lapangjozë të ardhur nga Rusia do krijojnë pushtet të ri në një vend të NATO-s?

E pesta – e mbani mend sesi dhe pse u prish çadra e Saliut një vit më parë? Ja, njëlloj do të ndodhë edhe këto ditë, sepse sigurisht që Uashingtoni do t’i kërkojë Lulzimit: “Nuk duam të shohim asnjë xham të thyer!”
Dhe e dini si do t’i përgjigjet Lulzimi Uashingtonit?
Shumë shkurt: Yes Sir!

Prandaj, është logjike që, të pesta këto arsye të cilat janë sot të vërteta apodiktike në Shqipëri, e bëjnë lëvizjen e pritshme, Berisha, të opozitës, jo vetëm një akt qesharak, por edhe një stimul që i përshpejton aplikimet e Reformës në Drejtësi.

Kurse mbrëmë, një plakë rufjane që sillej si e lojtur nga mendte, bërtiste te rruga e Saliut: “Sali, ku i ke kolonelët dhe ushtarët për 26 majin?” Dhe Saliu që ia dëgjonte zërin thoshte nga brenda shtëpisë: “kam Mulin dhe tre tullacër”.

Por atypari, nëpër rrugën e Elbasanit, ishin duke ecur dy amerikanë dhe një përkthyes që iu përktheu atyre diktin e plakës.
Ata qeshën që të dy. Por, pas pak, njëri prej tyre tha:
Sali is not so clever even as this old woman. (Saliu nuk është i zgjuar as sa kjo plakë.)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Demonët e Ginës”/ Dokumentari që befasoi të rinjtë universitarë të Pogradecit
Previous article “Militantja e kamufluar si gazetare në konferencën e Ramës”

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k