• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
“Demonët e Ginës”/ Dokumentari që befasoi të rinjtë universitarë të Pogradecit
Home
Blog

“Demonët e Ginës”/ Dokumentari që befasoi të rinjtë universitarë të Pogradecit

May 20th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Brunilda Muceku/

Në ambjentet e kampusit universitar Nehemiah ne Bucimas është shfaqur dokumentari historik “Demonët e Ginës – Misteret e një ikje të koduar”, realizuar nga gazetarët e njohur Dashnor Kaloci dhe Monika Stafa.

Ky dokumentar është në vazhdën e krijimeve të tjera të këtij lloji brenda ciklit historik “Përballje me të kaluarën” që po transmetohet me shumë sukses në RTSH, nën kujdesin e posacëm të Drejtorit të Përgjithshëm, z. Thoma Gëllci.

Drejtuesit e universitetit dhe të rinjtë e qytetit por dhe të zonave përreth ishin mbledhur së bashku për të qenë jo vetëm shikues kuriozë të filmit por mbi të gjitha edhe për të diskutuar mbi cështje të ndryshme mbi të kaluarën komuniste në Shqipëri të cilën ata nuk e njohin si duhet.

Gazetarja e ftuar në panel M. Stafa u përball me një mori pyetjesh, ku ndër të tjera theksi iu vu njohjes së padiskutueshme të kësaj pjese të historisë sonë, që është dhe mbetet trashëgimia jonë historike e pamohueshme.

Shpesh herë e befasuar prej sinqeritetit të tyre, Stafës dhe grupit të punës iu desh të theksonin disa herë se mungesa e kurajës dhe e vullnetit për ta parë të kaluarën komuniste si pjesë të historisë sot, me sytë e të vërtetës dhe për të kuptuar se sytë e të vërtetës mbi këtë pjesë të historisë janë shumë të rëndësishme për institucionet demokratike dhe për shtetin e së drejtës, nuk mund të luftohen dot me kundërpropagandë.

E vetmja mënyrë që mund të luftohen në një rrugë shumë më të efektshme, jane takimet fizike mes njerëzve dhe kujtesës kolektive. Dokumentari “Demonët e Ginës”, paraqet historinë e një personazhi thuaj fare të panjohur, Shpëtim Gina, gazetar, dramaturg, skenarist dhe libretist, i cili në fillimin e viteve ’70-të, falë talentit të jashtëzakonshëm, me punën, veprat dhe krijimtarinë e tij, “tronditi” institucionet artistike të Tiranës, si Teatrin Popullor, Teatrin e Operas dhe Baletit, Institutin e Lartë të Arteve dhe RTSH. Gina ishte një nga më të kërkuarit e shefave dhe drejtuesve të lartë të këtyre institucioneve kulturore dhe artistike, ku në periudhën

kohore 1971-1974, ai la gjurmët e tij. Por pikërisht këto gjurmë që ai la në këto institucione kulturore dhe artistike në bashkëpunime me emrat shumë të njohur të asaj kohe, fatkeqësisht humbën apo u tretën në pluhurin e kohës. Në gusht të vitit 1974, Shpëtim Gina humbi jetën në rrethana ende të paqarta, diku në lumin Drojë të Mamurrasit, ku ishte dërguar për të kryer zborin ushtarak.

Që nga ajo kohë e më pas, deri në fund të periudhës së regjimit komunist, emri i Shpëtim Ginës nuk u përmend asnjëherë. Filmi risjell në kujtesë të strukturuar gjithë ngjarjen, duke i bërë homazhet e fundit njëkohësisht jetës dhe veprës së këtij gjeniu të pazëshëm por natyrisht duke sjellë në vëmendje se sa histori të tilla ka në faqet e mistershme të komunizmit shqiptar.

Studentët u shfaqën të interesuar jo vetëm për jetën e tw riut Gina. Ata u ndjenë të detyruar të pyesnin ndër të tjera se kur do të vijojë filmi i radhës i cili mban të njëjtën skuadër pune, Dashnor Kaloci dhe Monika Stafa, gazetar Iv Kaloci dhe Dritan Xhemalaj me postproduction të Gjergj Panos. Skuadra e punës ka nisur sakaq përgatitjet për shfaqjen e dokumentarit të radhës në Spac të Mirditës, ditën e hënë më 21 maj, me rastin e 45 vjetorit të revoltës së vitit 1973, nga ku u pushkatuan katër veta nga krerët kryesorë të saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përse në 26 maj Lulzim?
Previous article SPARTAK NGJELA: Pse do dështojë lëvizja antiamerikane dhe anti-Perëndim e 26 majit?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k