• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ZHAKLIN LEKATARI/ 9 këshillat: Ja si të rrisësh komunikimin gjatë seksit
Home
Blog

ZHAKLIN LEKATARI/ 9 këshillat: Ja si të rrisësh komunikimin gjatë seksit

May 26th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Zhaklin Lekatari 

Është shumë e thjeshtë dhe mua më ra goja duke e thënë. Komunikim më i mirë do të thotë seks më i mirë. Të jesh i aftë të shpjegosh dhe të tregosh se çfarë të pëlqen dhe çfarë nuk të pëlqen, ndikon në cilësinë dhe kënaqësinë në dhomën e gjumit. Por, nëse biseda dhe komunikimi janë një element i ri për ty, ndiq këshillat e Tabu Blog.

-Përfshi zhurma, ofshama dhe pasthirrma gjatë autoerotizmit

Nëse nuk bën asnjë zhurmë gjatë një raporti seksual, përdorimi i tyre, me qëllim, mund të të dhurojë kënaqësi të veçantë.  Mëso veten me idenë që mund të jesh i zhurmshëm gjatë një akti seksual. Mundohu të ekzagjerosh pak tingujt që të vijnë natyralisht, por duke u fokusuar te momenti e jo te tingulli. Mund të ja nisësh duke ekzagjeruar pak frymëmarrjen ose duke i dhene vokal asaj. Vetëm mos u sforco.

-Evidento fjalët që të turpërojnë dhe përdori

Disa fjalë janë më të lehta se disa të tjera. Disa mund të kenë probleme me fjalët që tregojnë organet gjenitale, si vaginë, penis, anus. Disa të tjerë me veprimin që bëjmë me organet gjenitale, si fërko, thith, penetro. Identifiko këto fjalë dhe fillo t’i përdorësh ato ose t’i përshtasësh me fjalë më komode për ty. Gjej atë që bën për ty.

-Flit për seksin dhe jashtë dhomës së gjumit

Flit për seksin dhe rreth seksit. Kjo është e rëndësishme se ndihmon në normalizimin e e seksit dhe në destigmatizimin e tij. Flit për seks me partnerin, me miqtë, me këdo që mendon që mund të flasësh.

-Dëgjo muzikë gjatë seksit

Të dëgjosh muzikën tënde të preferuar gjatë aktit seksual, të ndihmon të shkosh me ndjesitë, emocionet apo të çlirosh veten. Disa herë mund të jetë e frikshme të thyesh heshtjen, ndërkohë që nëse ka pak muzikë kjo është më e thjeshtë. Bëj gati një listë të këngëve që preferon dhe që mendon që do nxehin situatën.

-Fillo me baziket

Mos prit nga vetja që të jesh një orator i shkëlqyer gjatë seksit. Fillo me fjalë bazike, si “PO” ose “JO”,  kur je duke mësuar si të komunikosh me partnerin. Këto fjalë të thjeshta janë baza për sjellje me të evolvuara. Një “PO “ e thjeshtë mund të kthehët në “ Po, ajo është fantastike”. Ndërsa një “JO” e thjeshtë mund të kthehet në një “ Jo, por mund ta provojmë”.

-Mos imito, komuniko

Filmat për adultë nga një anë mund të jenë shumë pozitivë për një shoqëri e cila ka informacione të pamjaftueshme rreth jetës seksuale. Megjithatë qëllimi ynë nuk duhet të jetë imitimi i asaj që shohim.  Aktorët në filmat për adultë,  bëjnë vetëm një gjë: aktrojnë. Prandaj mundohu mos performosh ose mos ndjekësh një skenar, por shijo atë që bën.

-Flit me fjalë të pista

Fjalët e pista janë një subjekt shumë i komplikuar. Komunikimi, lodrat, masturbimi të gjitha duken më të lehta se sa përdorimi i fjalëve të pista. As në Tabu Blog nuk ka një post për diçka të tillë. Nga të ja nisim ? Nisja duke përshkruar diçka që ke menduar apo ndonjë skenë filmi për adultë që të ka pëlqyer. Merr guximin dhe thuaj partnerit se çfarë dëshiron. Përdorimi i fjalëve të pista mund të jetë shumë sexy, por mos harro që nëse nuk është metoda e preferuar nuk je i detyruar ta bësh.

-Gjuha e trupit

Komunikimi verbal  nuk është mënyra e vetme se si mund të shprehesh. Gjuha e trupit është një mënyrë shumë e mirë se si t’i shprehim ndjenjat partnerit. Ndonjëherë ndonjë lëvizje e trupit, mund të jetë një udhëzues më i mirë se sa një bisedë e plotë.

-Provo gjëra të reja

Provo teknika, lodra dhe aktivitete të reja. Këto aktivitete kanë nëvojë për komunikim para, gjatë dhe mbrapa aktit seksual. Nëse ti dhe partneri yt po eksploroni diçka të re, hulumtoni dhe mblidhni informacione. Fillo duke parë ndojë film erotik, një film për adultë ose duke ja nisur nga një lodër e re. LOVE(tabu.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Letrat lutëse të Ramës për Bashën dhe pse Meta ka ikur fare dhe nuk di se çfarë po flet
Previous article ANALIZA/ Evropa e së nesërmes

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k