• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ZENUN ÇELAJ/ Demaçi, ky ithtar e kritik i Enverit
Home
Blog

ZENUN ÇELAJ/ Demaçi, ky ithtar e kritik i Enverit

July 29th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Zenun Çelaj

Ishte muaji i parafundit i vitit 1992 dhe ndodhesha në Tiranë për herë të parë. Isha me mision profesional, të bëja intervistë me presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, Sali Berisha. Gjithë punën për këtë intervistë ma kishte lehtësuar shefi i programit në shqip i “Zërit të Amerikës”, Elez Biberaj, i cili nga Uashingtoni kishte aranzhuar me presidentin shqiptar ditën dhe orën kur do të takoheshim në Tiranë.

Për mua ishte moment i veçantë i karrierës të bëja intervistë me një president të shtetit shqiptar, një ëndërr që atëherë e sot do ta ketë secili që jeton me e për  profesionin e gazetarit. Në orën e caktuar duhej të isha në Pallatin e Brigadave dhe me pëlqimin e mikpritësit do të më shoqëronin Shaqir Salihu, që punonte në redaksinë në Uashington, dhe Xhevdet Shehu, që ishte korrespondent i “Zërit të Amerikës” nga Tirana.

Presidenti Berisha na priti në një zyrë, që kishte një tavolinë pune dhe një tjetër të ulët e të rrethuar me katër poltrona, ku do ta zhvillonim intervistën. Ai kishte informacion që përveç gazetar, unë isha edhe sekretar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, kryetar i të cilit ishte Adem Demaçi. Dhe Berisha para se të nisnim intervistën, që do të ishte pa pyetje të përgatitura më parë dhe se mund të bëja çfarëdo pyetjesh, qofshin edhe që s’do t’i parapëlqente, m’u drejtua me buzëqeshjen e tij karakteristike:

Po si e kemi atë Bacën Adem Demaçi? Ka vuajtur shumë. Është personalitet që i duhet Kosovës dhe kombit, – e plotësoi pyetjen me sqarimin, sikur të donte të tregonte respektin dhe adhurimin që ushqente për të.

Pasi i shpjegova se ishte mirë me shëndet, shumë dinamik dhe me sens për organizim, Berisha sërish vazhdoi të fliste për të, si e kishte paramenduar dhe si dukej takimi i parë i tij me të.

Sa u përqafuam vëllazërisht dhe shkëmbyem përshëndetjet, Baca Adem  përnjëherë nisi sulmet ndaj nesh, pushtetit postmonist, duke folur për meritat e Enverit (Hoxhës) për ndërtimin e Shqipërisë, arsimin, kulturën, mbi të gjitha për ruajtjen në saje të tij (Enverit) të Shqipërisë nga apetitet grabitqare të fqinjëve, -tregonte Berisha për takimin e parë me të.

Ju po bëni atë që kanë dashur e s’kanë mundur ta bëjnë armiqtë më të egër të Shqipërisë, po e rrënoni kalanë e pamposhtur të ngritur nga Enveri dhe Partia e Punës, – citonte Berisha fjalët plot zemërim të Ademit, për të vazhduar:

Duke e parë se do të ishte e kotë ta bindja se nuk ishte ashtu, zgjodha heshtjen. Vetëm e pyeta cilat ishin planet e dëshirat e tij gjatë qëndrimit në Shqipëri. M’u përgjigj: “Do të shëtis gjithë Shqipërinë. Një muaj ia kam caktuar vetes, por do të rri edhe më shumë, nëse ma kërkon puna”.

I shpreha pëlqimin për planet dhe i thashë:

Do ta kesh në dispozicion një veturë me shoferin, përcjellësin dhe të gjitha shpenzimet i heq shteti shqiptar. Por kam një dëshirë, kur të përfundosh udhëtimin të kthehesh në Presidencë, të takohemi e të bisedojmë. Jam i interesuar për përshtypjet tua.

Në fund të udhëtimeve nëpër Shqipëri, Baca Adem u kthye te unë, – tregoi Berisha. Ende pa u ulur dhe pa e pyetur se me ç’përshtypje vinte, me temperamentin e tij karakteristik, m’u drejtua:

Po Enveri kishte shkatërruar jo vetëm njeriun, por edhe tokën! Të kërkoj falje ty e të tjerëve për të gjitha ato lëvdata që i kam thënë për të tash e gjatë dekadave më parë.

Bacë Ademi natyrisht gjeti një arsyetim edhe për ato pikëpamje: “Më mirë që nuk e kemi ditur çfarë ishte Enveri, as sistemi që e drejtonte. Po të ishte ndryshe, do të mund t’i donim më shumë këta fqinjët, të cilët duan kokat dhe tokën tonë, si përherë”.

Të tillë e njoha Bacë Ademin, për vuajtjet e guximin e të cilit kisha dëgjuar e lexuar, por nuk mendoja se do të ishte kaq kritik edhe ndaj vetvetes.

Më vonë, këtë qëndrim ndaj Enverit e Partisë së Punës Demaçi e kishte shprehur edhe në një takim me shqiptarët në New York.

Megjithatë, njerëz të painformuar ose me qëllime të tjera kanë vazhduar ta trajtojnë e kujtojnë Demaçin si një enverist të papërmirësueshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VASIL KURETA/ SHBA-Kinë, jo vetëm luftë tregtare
Previous article SPARTAK NGJELA/ Shqiptarët nuk shpëtojnë më dot. E vetmja zgjidhje është...

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k