Politikaneve te korruptuar dhe atyre qytetareve qe protestojne per te mbrojtur pushtetaret e korruptuar ju them: ndalni sulmet politike kunder prokurorise qe po zgjohet nga gjumi letargjik dhe po fillon te hetoje korrupsionin e pushtetareve!
Ka ikur koha qe ju mund te mbroni inkriminin dhe korrupsionin tuaj duke iu kundervene organeve te drejtesise!
Duke shprehur mbeshtetjen time per prokurorine dhe gjyqesorin per cdo akt ndeshkimi ndaj pushtetareve te korruptuar e inkriminuar u bej apel atyre te fillojne edhe hetimin e ndeshkimin e ish qeveritareve te larte per terrorizmin shteteror te 21 Janarit 2011, Korrupsionin dhe Tragjedine e Gerdecit, korrupsionin me CEZ, Tragjedine e 1997-es, koncesionet korruptive, grabitjen e tokave dhe pasurive kombetare, korrupsionin ne Rrugen e Kombit dhe krime te tjera te ish qeveritareve e pushtetareve.
Shqiperia nuk mund te lihet edhe me tej peng i mosndeshkimit te pushtetareve e ish pushtetareve te larte te zhytur ne krim e korrupsion!



Leave a Reply