• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
YLLI PATA/ “Vijat e Kuqe” të Perëndimit: Si e ndaloi SHBA e BE dhunën e opozitës
Home
Blog

YLLI PATA/ “Vijat e Kuqe” të Perëndimit: Si e ndaloi SHBA e BE dhunën e opozitës

May 27th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Kancelaritë e Perëndimit ja kanë arritur këtë herë të ndalin dy krerët e opozitës Lulzim Bashën e Monika Kryemadhin që të komandojnë një protestë të dhunshme përpara Kryeministrisë dhe godinës së Parlamentit.

Lajmi kryesor i protestës së pardjeshme ka qenë pikërisht mos përdorimi i bombave molotov dhe flakadanëve plasës kundër policisë.

Ndryshe nga protestat e zhvilluara deri tani që nga muaji shkurt, kur kancelaritë perëndimore të SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së kanë paralajmëruar dhe bërë thirrje për të mos ushtruar dhunë, ata kanë qenë shumë specifik, duke vendosur në mënyrë të qartë vija të kuqe ndaj Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.

Në tre deklarata me breshëri, kancelaritë më të rëndësishme botërore, kanë shkruar të zezën në të bardhë se çfarë ata cilësojnë si “të ndaluar” të të “papranueshme” nga Basha e Kryemadhi, të cilët i përmendën me emër dy javë më parë kur u përdorën bombat Molotov dhe u kërcënua ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Berdshartd.

“Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë”.

Pra në mënyrë të qartë, SHBA i është referuar protestës së shkuar, kur gjatë fjalimit të Bashës janë hedhur kokteje Molotov në selinë e qeverisë dhe atë të Parlamentit. Sipas SHBA këto veprime jo vetëm janë të dënueshme por kanë bërë të ditur se do të mbajnë përgjegjësi ligjore ata që e bëjnë këtë.

Kurse OSBE ka shkuar edhe më tej, ku ka vendosur vija të kuqe pikërisht tek deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha për përplasje civile. Përveç se përmend bombat Molotov, njëjtë si SHBA, OSBE thekson se “Përmendja e derdhjes së gjakut, pak ditë përpara një proteste publike, është e papërputhshme me demokracinë moderne dhe me protestat demokratike”. Qëndrim që i referohet në mënyrë të qartë Sali Berishës, që ka paralajmëruar një përplasje civile.

“Trazirat nuk mund të zëvendësojnë angazhimin politik demokratik”, thekson OSBE në deklaratën e saj përpara protestës.

Deklarata e SHBA

Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës. Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv.

BE

Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri respektojnë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve të Shqipërisë për të demonstruar. Megjithatë, ne përsërisim rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë paqësore.

Ne dënojmë aktet e dhunës që kanë ndodhur në protestat e mëparshme dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të protestës si dhe autoriteteve shqiptare që të sigurojnë që demonstrata e sotme të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Të gjitha palët e përfshira kanë përgjegjësinë për të garantuar sigurinë e atyre që janë në rrugët e Tiranës sonte. Nuk ka vend për dhunë në një protestë paqësore. Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë përgjegjësinë për të vepruar me vetëpërmbajtje, edhe nëse provokohen.

Për të mirën e qytetarëve shqiptarë, shumica e të cilëve dëshiron të shohë që vendi të bëjë përpara me procesin e reformave dhe të ecë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbështeten në ofertën ekzistuese për dialog me synimin për të gjetur një rrugëdalje nga situata aktuale politike si një çështje urgjente.

OSBE

E tërë familja e OSBE-së — Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Kryetari i Radhës i OSBE-së dhe ministri i Jashtëm e për Evropën i Sllovakisë, Miroslav Lajčak, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella — e dënuan fuqishëm përdorimin e dhunës, nga ana e protestuesve, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, më 11 maj 2019. Ata theksuan të drejtën për t’u tubuar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore, por nënvizuan se dhuna është e papranueshme dhe se trazirat nuk mund të zëvendësojnë angazhimin politik demokratik. E sjellim në vëmendje këtë deklaratë përpara protestës së 25 majit 2019. Deklarata mbetet po aq e vlefshme sa edhe dy javë më parë. Koktejet e molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme; reagimi i tepruar i forcave të rendit nuk mund të pranohet. i nxitim pjesëmarrësit dhe drejtuesit e protestës së sotme të jenë të përmbajtur. Përmendja e derdhjes së gjakut, pak ditë përpara një proteste publike, është e papërputhshme me demokracinë moderne dhe me protestat demokratike.

Qarqet qeveritare të Moskës

Ndërkohë që faktorët më të rëndësishëm të Perëndimit “urdhëronin” prerë që nuk do të tolerohet asnjë akt dhune në vend, media e financuar nga Moska zyrtare, Sputnik, në edicionin e saj ballkanik në gjuhën serbe paralajmëronte përplasje civile në protestën e opozitës.

Duke përdorur një deklaratë të mëparshme të Lulzim Bashës, Sputnik e titulloi shkrimin e saj të djeshëm në drekë: “Në Tiranë sonte në orën 19, luftë për jetë a vdekje”.

Një shkrim që përdorte një raport normal të agjencisë serbe Tanjug, duke cituar kreun e PD-së Basha dhe atë të LSI-së Monika Kryemadhi, por që theksin e vendoste tek përplasja.

Pikërisht ky zhvillim tregon diferencën e qartë të gjepolitikës së interesave në ldhje me Shqipërinë dhe kujt i intereson destabilizimi e kaosi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIRA KAZHANI/ Lëreni Arbën të qetë!
Previous article SPARTAK NGJELA/ Letrat lutëse të Ramës për Bashën dhe pse Meta ka ikur fare dhe nuk di se çfarë po flet

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k