• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
YLLI PATA/ Shkaku real pse Blinken bojkotoi këtë opozitë!
Home
Blog

YLLI PATA/ Shkaku real pse Blinken bojkotoi këtë opozitë!

February 18th, 2024 F.autor Blog 0 comments

Retorika e sotme e Lulzim Bashës për vendimin e një gjykate në SHBA për ish-zyrtarin e FBI-së, Charles Mcgonigal, konfirmoi realisht arsyen se pse nuk pati një axhendë zyrtare nga sekretari amerikan i Shtetit.

Situata, pavarësisht lëvizjeve dhe retorikës politike, është më dramatike se çfarë paraqitet, e këtë vetë Lul Basha e di më mirë se të gjithë, pasi tashmë është një politikan dhe zyrtar me përvojë të gjatë.

Ai bojkot, që u shoqërua me një sarkazëm super të hidhur të Sekretarit Blinken, nuk është thjesht sinjal apo mesazh politik. Është qëndrim i fortë, dërrmues, për të cilën kjo opozitë i takon ose të reflektojë ose të mbajë qëndrim.

Partia Demokratike e Shqipërisë është një forcë politike e cila është krijuar, është mbështetur dhe ka ardhur në pushtet vetëm nga mbështetja e fortë, direkte, reactive dhe konsistente e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e posaçërisht Departamentit të Shtetit.

Po të mos ishte kjo mbështetje, PD nuk do të vinte asnjëherë në pushtet. Ekzagjerim? Le t’i marrim gjërat me radhë.

Sali Berisha, por edhe udhëheqesit e parë të PD-së në vitin 1990, kanë qenë personazhe që janë propozuar direkt nga SHBA. Shumë përpara formimit të PD-së. Në Tiranë qarkullonin fjalë se kur Ramiz Aliia shkoi në OKB në vjeshtën e 1990 i sugjeruan emrin e Sali Berishës, Gramoz Pashkos, Neritan Cekës etj. Madje u fol edhe për Fatos Nanon apo Servet Pëllumbin. Të cilët kishin folur në VOA përpara se të formohet PD.

Partia Demokratike siç dihet nuk i fitoi zgjedhjet e para shumë partiake në vend ato të 31 marsit 1991, por shumë shpejt u bë realisht forca politike që jo vetëm vendoste për gjithçka në vend, por edhe qeveriste në një cabinet koalicioni edhe pse s’kishte drejtimin. Kur James Backer erdhi në Tiranë, shtypi butonin push për të ardhur PD në pushtet. Partia Demokratike, është realisht si historia politike e Shqipërisë shtet në lidhje me SHBA. i detyrohet realisht Uashingtonit zyrtar për çdo arritje të saj. Po siç dihet, Sali Berisha, rrëzoi kovën më qumësht që në fillim të qeverisjes së tij, e kjo është tashmë krejt e ditur.

Por nuk ja vlen për t’i hyrë gjërave që në fillim pasi janë thënë e stërthënë. Problemi me PD-në është se në vitin 2013 u rikthye në një frymë politike antiamerikane, vetëm e vetëm për interesin e Sali Berishës, familjes dhe tarafit të tij.

Në vitin 2013, me të ashtuquajturën kauzë të “armë kimike” PD e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës vulosën një qëndrim politik që për 10 vjet do të vijonte si binjale e denjë e Nikolla Gruevskit në Maqedoni e të tjerë në rajon, që kishin lidhje të qarta ruse.

Paratë e asaj proteste kanë hyrë në Tiranë nga një corridor i qartë pro rus, e gjithçka ndodhi pasi Nikolla Patrushev krahu i djathtë i Vladimir Putinit vizitoi Ballkanin për t’i vënë flakën. Janë personazhe, nënpersonahe, qëndrime dhe përplasje, madje edhe negociata, që i bënë thirrje PD-së që të heqë dorë nga ai qëndrim. Mbahen mend deklaratat e forta të ambasadorit Alexandër Arvizu, i cili ashtu si edhe pasardhësit e tij shtyu qëndrimin e tij në Tiranë, për inat të atyre që shpërndanin lajme të largimit të tyre.

Më pas erdhi Donald Lu, Yuri Kim, të cilëve u ka rënë bretku për të bindur politikanët e opozitës në Shqipëri që të mbajnë qëndrime normale, atlantike, logjike. Por jo, madje jemi dëshmitarë të një fushatë politike, mediatike, të tmerrshme që i kanë akuzuar për hajdutllëk, moral të ulët etj, e për çfarë? Për çfarë realisht sepse arsye politike nuk ka pasur? Nuk ka pasur?

Mbase ka pasur realisht, sepse përndryshe nuk do të instalohej në Shqipëri një politikë antiamerikane prej partisë që realisht e ka mbështetur SHBA që në vitin 1990. Edhe sot, jo vetëm personazhet e opozitës, por edhe fryma politike brenda saj mendon se ja ka me hile Amerika. Po pse nuk e mendojnë, se janë pikërisht ata që ja kanë pasur me hile Amerikës, vetëm për një Salë, e një post magazinieri si Jovan Bregu?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KATEGORIA E TRETË/ Prestige vijon dominimin në grup, vjen fitorja me goleadë në kampionat
Previous article BEN ANDONI/ Blinken e ndihmoi opozitën shqiptare…pa folur

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k