• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
YLLI PATA/ Refleksione nga intervistat e Xhisiela Malokut
Home
Blog

YLLI PATA/ Refleksione nga intervistat e Xhisiela Malokut

October 2nd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Xhisiela Maloku ka folur dje në Open-in e Eni Vasilit dhe në Opinionin e Blendi Fevziut për historinë e saj me djalin e deputetit Rrahman Rraja.

Rexhepi, është edhe i arrestuar nga prokuroria.

Në panelet e djeshme kishte juristë-gjyqtarë, madje edhe të lartë, analistë, por edhe reporterë të “Kronikës së Zezë”, si dhe aktivistë e filozofë.

Ajo që më ra në sy si reporter, apo gazetar prej vitesh tashmë, është që në të gjithë këtë histori ka një gjë që nuk shkon, pavarësisht vullnetit të shprehur gjithandej dhe përbetimeve për të mbrojtur vajzën, që sipas shumë panelistëve, është e dhunuar, nën kërcënim dhe nuk ka folur tjetër veçse me Omerta-n e saj.

Ndoshta, por deri këtu jemi tek hipotezat.

Po shoh në rrjetet sociale një tifo e disa anëshme se kush prej gazetarëve u tregua hero apo heroinë, por gjëja më e vogël që kemi nevojë sot, janë heronjtë.

Këtu në të gjithë këtë historinë ka një të vërtetë të Madhe.

Ka reporterë, që të paktën nuk kanë bërë DETYRËN. Ju ka ikur lajmi që më 21 korrik.

Po po, ju ka ikur lajmi.

Nuk kanë raportuar një denoncim për një person VIP, pra për të birin e një parlamentari, edhe pse ka ndodhur në mes të Tiranës.

Pak vite më parë, ai reporter që nuk do të jepte këtë lajm, më së paku do të hiqej nga puna për paaftësi nga kryeredaktori apo drejtori i lajmeve.

Por sot gazetarët, në vend që të bëjnë kronikanin, bëjnë psikologun dhe ekspertin mjeko-ligjor, oficerin e policisë kriminale, prokurorin, deri edhe gjykatësin.

Një gazetar, të gjithë këta persona duhet t’i ketë burime, që t’i pyesë për ekspertizë, dhe në fund të shkruajë kronikën e ngjarjes me detaje. Nuk e bënë.

Në vitin 1997, kur bënim mbledhjet e mëngjesit në 08.30 te “Koha Jonë”, Roland Qafoku raportonte nja 40 ngjarje që nga vrasje, plagosje, grabitje etj, që kishin ndodhur gjatë natës, sa me të qeshura me Gim Baçin i thonim nëse kishte fjetur.

Por fakt, Qafoku kishte kaluar në Drejtorinë e Policisë përpara mbledhjes dhe kishte regjistruar në bllokun e tij, ngjarjet e një dite më parë, pra kishte bërë detyrën: Të jepte lajmin.

Megjithatë edhe sot nuk është vonë, të jepet lajmi; i plotë, i saktë, i detajuar dhe natyrisht me referencat e duhura, nga institucionet, ekspertët, por natyrisht edhe prononcimet e politikanëve, meqë përfshihet një deputet.

Kronika të jepet sa më e plotë, e qartë, që t’i përgjigjet sa më shumë pyetjeve që dalin.

Në fund gjykimet i jep publiku e natyrisht organet kompetente si gjykata në fund.

Por edhe vendimi i gjykatës në fund, edhe pse nuk komentohet nga politika, media mund ta bëjë.

Por përpara duhet të bëjë kronikën.

Kush nuk e kapi lajmin atëherë, ka kohë ta bëjë edhe tani. Xhanëm lajmi edhe mund të ikë një herë, apo edhe s’i ke kushtuar vëmendje, por kur rimerret, sërish kronika duhet bërë sa më e plotë dhe sa më e paanshme.

Komentet dhe opinionet pastaj, i bëjnë analistët…por jo vetëm!

A ishte e vërtetë intervista e Xhisielës? Ka një zgjidhje: FBI.

Prokuroria mund t’i kërkojë ndihmë si para disa vitesh me balistikën e plumbave të gardës.

Ka një mekanizëm që quhet Makina e së Vërtetës. Por sërish nuk është i vetmi.

Megjithatë ne gazetarët duhet të bëjmë kronikën e asaj çka ndodhi, me dritë-hijet e tyre. Kaq e thjeshtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER METALLA/ Ata që sulmuan Xhisielën mbrëmë treguan se nuk iu është dhimbsur kurrë
Previous article BRIZIDA GJIKONDI/ Mëshirë, bij bastardë të etërve dinakë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k