• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
YLLI PATA/ Profecia e Bashës: Ja pse 11 dhjetori është Kuvendi antiamerikan i Berishës
Home
Blog

YLLI PATA/ Profecia e Bashës: Ja pse 11 dhjetori është Kuvendi antiamerikan i Berishës

November 22nd, 2021 F.autor Blog 0 comments

Ajo që ndodhi dje në “Foltoren” e grave, nuk ishte as rastësi, e as shpërthim i emocioneve të Sali Berishës, që u prek se non grata, pasi përveç tij është edhe e shoqja, apo fëmijët e tij.

Shpërthimi antiamerikan i Sali Berishës, ku ka bërë të ditur se nuk do ta pranojë në zyrën e tij ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, nuk është as inat, as zemërim, e as prekje e telave të zemrës së tij.

Bëhet fjalë për një lëvizje të tërë, të mirëmenduar, jo sot, por që prej vitit 2016, lëvizje që ka krijuar tashmë në Shqipëri, një detashment sulmi, që ka një ekip të tij, e natyrisht mjete për ta vijuar këtë lëvizje politike, e për ta kthyer nga një lëvizje “anti”, në një lëvizje “për”.

Që në fakt janë dy anët e së njëjtës medalje: kush është kundër SHBA është me Sali Berishën. Kush është pro Sali Berishës është edhe anti-SHBA.

Për ta parë kronikën e kësaj lëvizjeje politike, mjafton të hapësh faqen zyrtare të Facebook të ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Prej vitit 2016, në çdo postim të kësaj ambasade, ka një korpus të caktuar njerëzish, të cilët sulmojnë ashpër qeverinë amerikane si “komuniste”, refuzojnë e kudnërshtojnë reformën në drejtësi, e natyrisht mallkojnë, linçojnë e shajnë të gjithë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, që nga Donald Lu e Yuri Kim, e natyrisht diplomat të tjerë që janë shprehur e kanë dhënë qëndrimet e tyre.

Kanë sulmuar, çdo zyrtar të lartë të qeverisë Amerikane që ka kundërshtuar dhe kritikuar qëndrimet e Sali Berishës, duke krijuar kështu “database”-n e kësaj lëvizjeje.

Asgjë që po ndodh tani nuk ka ardhur rastësisht, pasi Sali Berisha e ka ditur prej kohësh që do të shpallej Non Grata, madje edhe ka lobuar për të mod ndodhur kjo.

Luftën e tij e ka zhvilluar në disa dimensione; duke bërë shantazh, e duke kërkuar kontakte, por ajo që është më e rëndësishmja e këtij aksioni, ishte mbjellja e një “partie sovraniste” në Shqipëri, duke i futur si ideologji gjithfarë turlish që vinin nga lëvizje politike të tilla në të gjithë botën, por si thelb kjo lëvizje është anti-amerikane.

E ajo ka lindur pikërisht kur nisi Reforma në Drejtësi, kur Sali Berisha, me anë të njeriut të tij në Komisionin E Posaçëm, Bylykbashi, me të cilin telefononte papushim, kërkoi “të mbrohej sovraniteti”, kundërshtuar ashpër Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit e të tjera si këto.

Sali Berisha, deri në shtator, të gjithë lëvizjet e tij, i ka kryer në dy mënyra dhe nga disa grupime që mbështeste, financonte e normalisht udhëzonte. Por kjo lëvizje është kamufluar me Partinë Demokratike, ndaj edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në qershor të vitit të shkuar deklaroi se “Topin e ka në fushën e tij Luli Basha”. Ai ishte sinjali i fortë dhe rasti i fundit për PD-në dhe opozitën shqiptare që të hyjnë në sistemin politik dhe të shkëputen nga një lëvizje që realisht nuk i përkiste as demokratikëve, e as opozitës.

Maksimumi, kjo lëvizje i intereson një tjetër personi të rëndësishëm të vendit, që është Presidenti i Republikës.

Edhe Ilir Meta, është pjesë e kësaj lëvizje të Sali Berishës, e madje e ka bërë të ditur prej kohësh se është gati që të marrë drejtimin e opozitës shqiptare pas zgjedhjeve të 25 prillit.

E realisht kjo po ndodh; zbatimi i një plani të qartë e të hollësishëm, që nuk pasqyron aspak sentimentin apo vokacionin e shqiptarëve, por thjesht është një “vokacion” i orientuar prej turmave, që nuk janë gjë veçse “repartee paramilitare” të përgatitura që të nisin “Luftën me Amerikën”.

E Lulzim Basha kishte të drejtë, kur paralajmëroi se do të zhvillohej një Kuvend antiamerikan për tu bërë bunker i Sali Berishës.

E ky i fundit, nuk se e ka mbajtur fshehur qëndrimin e tij; e ka bërë të ditur që në Foltoren e Parë, e natyrisht e dha edhe sot, pikërisht 24 orë pasi Yuri Kim doli me kopertinën e librit të Hemiguejt: “Përse bien këto këmbana?!”

TemA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARANIT MURAÇI/ A rrezikon "Doktori" t’i çojë "pacientët" e tij nga stresi në depresion?
Previous article ROLAND QAFOKU/ Vrasjet e bujshme në tre dekada dhe faji i shoqërisë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k