• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
YLLI PATA/ Kush e ka themeluar Partinë Demokratike?
Home
Blog

YLLI PATA/ Kush e ka themeluar Partinë Demokratike?

December 13th, 2024 F.autor Blog 0 comments

Pandeli Majko, ish-kryeministër dhe pjesëtar i lëvizjes së dhjetorit 1990, deklaroi në Real Story se Partia Demokratike ka historinë më të bukur që forcë politike do të dëshëronte. Deklarimi i Majkos, ishte natyrisht romantik, duke ju referuar lëvizjes studentore, që ishte realisht siç thotë Majko, një akt frymëzues dhe progresiv i shoqërisë shqiptare. Mirëpo çështja është tjetër: kush e ka themeluar Partinë Demokratike Shqiptare?

Nuk bëhet fjalë rrëmuja e kaoso me datën; herë ka qenë 11 e herë 12, por me aktin primar të një shpallje, ku natyrisht ka emra, njerëz, firma, vula e personazhe.

Se sot pas 83 vitesh thonë që Partinë Komuniste nuk e kanë themeluar anëtarët e grupeve komuniste të Shkodrës, Korçës apo të Rinjve, por Miladini e Dushani.

Po mirë, PD kush e themeloi? Sali Berisha doli dje në 34 vjetorin me të vetmin dëshmitar të asaj kohe, profesor Neritan Cekën, i cili i ka qëndruar besnik i një rrespekti njerëzor që prej 2010-s kur u bë këshilltar i Berishës-kryeminisër, edhe pse kishte një dekadë që i kishte shpallur luftë.

Profesor Ceka është natyrisht një nga emrat e parë që ju bashkua opozitës së parë në Shqipëri. Por natyrisht nuk ishte i vetmi. Madje siç shikohet nga disponimi, thuajse të gjithë ministrat e Ramiz Alisë, bashkë me Ramizin ishin të disponueshëm që të themelohet partia e parë opozitare në Shqipëri. Po kush e themeloi realisht atë?

Jemi 34 vjet më pas. Pjesa më e madhe janë gjallë, e shumë nuk jetonë, por historia është ende e freskët. PD nuk e ka themeluar Sali Berisha, edhe pse Sali Berisha vazhdon të jetë kryetar. PD-në e ka themeluar një bërthamë që quhej në atë kohë komisioni nismëtar, i cili asnjëherë në vite nuk thirret. Përse nuk thirret? Sepse ai që e organizon zijafetin nuk do të mbulohet hija e tij, edhe pse e vogël.

Nga komisioni nismëtar i parë i PD-së, përveç Sali Berishës, sot janë gjallë Neritan Ceka që ka tre vite që i bën qokë doktorit, Aleksandër Meksi, Arben Demeti, Arben Imami, Preç Zogaj dhe Eduard Selami. Azem Hajdari e Gramoz Pashko nuk jetojnë më.

Por PD, ashtu si Partia Komuniste e Enver Hoxhës, nuk ishte një parti e themeluesve, por një parti e kryetarit. Deri këtu jemi në rregull me dialektikën historike madje edhe histerike.

Por në realitet PD nuk ka një akt themelimi, ka vetëm një akt shpalljeje, akt që është me zë edhe me figurë. Kur Ramiz Alia(i ndjeri) në takimin me studentët, duke i paraprirë ndrojtjes tha se ne kemi vendosur që ju të keni partinë tuaj.

Literalisht PD e ka shpallur i pari Ramiz Alia, po për të themeluar kush e themeloi?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Kush janë të sëmurë psikik, Parashqevia apo ata që filmojnë depresionin e saj?
Previous article YLLI PATA/ Pse nuk ngjisin opozitarët e rinj populistë në Shqipëri?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k