• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
YLLI PATA/ Dënimi ndaj Tahirit: Përse u trishtua Sali Berisha?
Home
Blog

YLLI PATA/ Dënimi ndaj Tahirit: Përse u trishtua Sali Berisha?

February 5th, 2022 F.autor Blog 0 comments

Mbrëmë pas vendimit të gjykatës për Saimir Tahirin, u duk se në një farë mënyre të gjithë pjesët e politikës dolën të kënaqur.

Si ata që e kanë sulmuar Samir Tahirin egërsisht për 4 vjet, pra PD-ja e Bashës, por edhe Berisha e Ilir Meta, por edhe ata që e kanë pasur rival të fortë Brenda mazhorançës.

Në fakt, në rrjet, një pjesë e madhe a mbështetësve mediatikë të Berishës bënin garë se kush ishte i pari që e kishte ngritur këtë ççështje, duke kërkuar e thirrur për medalje heroizmi. Kur në fakt, e gjitha kjo ka ardhur nga mediat italiane që zbuluan operaçionin ndaj Habilajve.

Nejse e gjitha kjo është histori, por, në këtë garë “heroizmi” pritej të dilnin edhe krerët e opozitës, e natyrisht Sali Berisha, i çili ka qenë një nga akuzatorët e tij më të mëdhenj. Dihet tashmë se dosja “Tahiri” nisi në 2017-n, si mekanizëm për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës që sapo mori mandatin e dytë në zgjedhje. E me ndihmën e Adriatik Llallës rasti “Tahiri” u kthye në një zullum politik.

Llalla së bashku me prokurorët e tij besnikë, i mveshën Saimir Tahirit akuza aq të rënda, sa që jo vetëm nuk mund t’i provonin kurrë, por edhe absurde që një ministër i Brendshëm të jetë “anëtar i një grupi krimi të organizuar”. Edhe një student i drejtëisë, do ta quante këtë akuzë ose një idiotizëm, ose një manovër politike.

Natyrisht ka njerëz që dalin në tv dhe e akuzojnë qeverinë si grup i strukturuar kriminal, e nga ana tjetër thonë s’ka SHBA prova për Sali Berishën, kjo pastaj është “ta boftë zoti marë”!. Të vijmë te ngjarja e sotme; Sali Berisha, me një postim të gjatë e ka konsideruar vendimin për Saimir Tahirin një skandal dhe ka lëshuar një përrua psiqik kundër “Guvernatores Kim” dhe Donald Lu-së, që tani është edhe zyrtar i lartë në DASH, që dukej i ççuditshëm.

Përse nuk u gëzua Sali Berisha? Çfarë priste ai? “Të dënohej Saimir Tahiri 48 vjet” shkruan.

Kush njeh sadopak ligjin e di se dënimi më i rëndë edhe për akuzën që i ngjeshi Llalla Saimir Tahirit, madje edhe në Itali ku “Pjesëmarrja në grup kriminal” dënohet më rëndë, dënimi shkon nga 12-20 vjet, ne vërtetohet që pjesëtari i grupit mafioz të ketë përdorur armë zjarri nëgrabitje apo trafiqe.

Dënimet e përjetshme që u janë thënë krerëve të Cosa Nostra-s janë dhënë për vrasje të shkallës së parë. Edhe në Itali, vepra penale e abuzimit me detyrën zyrtare siç ne i themi shpërdorim detyre, shkon 3-6 vjet. Pjesa më e ashpër e vendimit për Tahirin, ishte ekzekutimi i dënimit, ku gjykata përdori një mënyrë “drakoniane”, që duket se vuri një precedent të ri nga ana e Gjykatës së Posaçme të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

E cila gjykon vetëm dy kategori njerëzish: politikanët e zyrtarët e lartë për korrupsion, si dhe pjesëtarët e organizatave të krimit të organizuar.

Berisha, si gjithmonë pasi hartoi një “skenë të zakonshme darkash e ziafetesh për të festuar vendimin ndaj Tahirit”, skenare, të cilat zakonisht i qep shumë trashë”, sulmoi ambasadoren Yuri Kim, e cila dha një deklaratë që ka qenë në vazhdën e qëndrimeve të SHBA. “Tani është mbyllur pandëshkueshmëria”. Që është një deklaratë që duhet përshëndetur, ose së paku për të qenë neutral.

Mërzitja e Berishës në këtë rast, nuk bën asnjë sens, në fund të fundit edhe Ivo Sanader nuk se bëri shumë burg edhe pse procesi ndaj tij ishte i gjatë. Por ka gjasa t’i ketë djegur precedent që vuri Gjykata Speçiale për formën e kryerjes së dënimit. Në fakt, ai vendim në këtë aspekt ishte mjaft i fortë…TemA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Le ta dënojmë dhe Metën e Berishën po aq “lehtë” sa Tahiri, meqë u duket "pazar"
Previous article MERO BAZE/ KQZ e ka detyrim ligjor të ndalojë përfshirjen e Berishës në fushatë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k