• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
YLLI PATA/ 2024, viti i rënies së Ilir Metës
Home
Blog

YLLI PATA/ 2024, viti i rënies së Ilir Metës

January 2nd, 2025 F.autor Blog 0 comments

Ky vit që po mbyllet, politikisht ka pasur mjaft zhvillime, që në pjesën më të madhe të tyre janë shënuar nën shenjën e SPAK.

Ku sheshi përballë prokurorisë së Posaçmë është kthyer një piazz-an më kryesore të debatit publik, duke ja marrë edhe Parlamentit.

Që nga proceset e Berishës, maratona gjyqësore e të cilëve ka pasur një odise të madhe, tek shpërndarja formale e opozitës në një format më të ri, që është një process i riformësimit të saj, e deri tek vula e cirku i deputetëve të doktorit.Zhvillim mjaft i rëndësishëm është kalimi në mënyrë rrufe i negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE, duke i dhënë një stad të ri që tashmë është totalisht i pakthyeshëm.

Me një fjalë zhvillime ka pasur shumë, të cilat janë pjesë e një procesi që po zë vendin e vet. Megjithatë kryengjarja ka qenë rasti “Ilir Meta”.

Me të gjithë debatet e polemikave që hapi ndalimi i tij nga policia, deri tek odiseja e proceseve që e përfshijnë, mund të thuhet se ishte kryengjarja e vitit.

Përveç rastit gjyqësor, dramës familjare, e natyrisht kokolepsjet që shoquruan të gjithë këtë tenovelë, politikisht në 2024, përjetuam rënien e një lojtari të fortë të politikës shqqiptare për 30 vjet.

Zyrtari dhe politikani i vetëm që brenda një periudhe të shkurtër dhe në moshë të re ka provuar postet më të larta të shtetit shqiptar.

Një rënie pikiatë, e cila erdhi pasi Ilir Meta ngjiti kryemajën e pushtetit, atë të Kreut të Shtetit. E pikërisht rënia nga lartësitë është gjithmonë më e rëndë sesa ajo që vjen nga një lartësi të ulët politike.

Kjo rënie përfaqëson realisht një fenomen shqiptar, një fenomen ku Ilir Meta ka natyrisht haqet e veta, por që në fund të fundit, këtu ligjin e bëjnë të mëdhenjtë, apo ata që kanë monopolin e politikës. Meta tentoi ta thyejë këtë skemë që në vitin 2004, por disheza e tij nisi në vitin 2009-2011, kur zhvilloi koalicionin e panatyrshëm me Sali Berishën. i cili edhe pse u pa me sy të mirë nga një pjesë e elektoratit të djathtë, krijoi një çarje të madhe politike në vend.

Çarje që u shoqërua nga një manovër e sforcuar e Ilir Metës për të ngritur fuqinë e tij politike nëpërmjet kleintelizmit politik.

Duke blerë elektorat majtas e djathtas, çka është jo vetëm e panatyrshme, por edhe jo dialektike. Realisht Ilir Meta ra pikërisht atëherë kur u ndje më i fortë. Gjithçka tjetër ishte një kronikë e një rënie të paralajmëruar.

LSI-ja e parë me profesorët, edhe pse nuk merrte 18 deputetë ishte garancia më e sigurtë për një ngjizje të “faktorit të tretë”. Lëvizjet e forta pindarike dhe pa asnjë orientim i dhanë shtuan pasigurinë Ilir Metës, që më pas hyri në një moçal ku nuk dilte më. Në vitin 1991 është konsideruar si nga politikanët më të talentuar të së majtës, e sot është i padashur madje më shumë si nga e majta, si nga e djathta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Juglindja është bërë alternativa joverore e Jugperëndimit, por…
Previous article KLEVIS HOXHA/ Njeriu i drejtësisë dhe kryeprokurori special

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k