• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
YLLI MANJANI/ Të përjashtuarit nga Vettingu s’bëhen dot avokatë por…politikanë
Home
Blog

YLLI MANJANI/ Të përjashtuarit nga Vettingu s’bëhen dot avokatë por…politikanë

August 2nd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Ndëshkimet kolektive nuk janë standard demokratik.
————
Ndryshimi në ligjin Për Avokatinë, që partia-shtet bëri tani në fund të sezonit është anti-kushtetues dhe anti demokratik!

Ligji në thelb vendos një kriter të ri për të marrë liçensën e avokatit:

të mos jesh përjashtuar nga vettingu.

Pra, e thënë thjesht, gjykatësit dhe prokurorët që nuk kalojnë vettingun, mund të mos lejohen të punojnë as si avokatë.

Të njëjtin ligj bëri edhe Berisha në 1993, për të ndaluar gjykatësit dhe prokurorët që u hoqën nga sistemi si “shërbëtorë të rregjimit komunist”, të bëhen avokatë. Njësoj si ligji i sotëm!

Por ky ligj asokohe u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

Të gjitha normat e shkruara të botës demokratike si dhe jurispudenca përkatëse, nuk pranojnë ligje që ndëshkojnë grupe individësh.

Anti semitizmi është dënuar me forcë që pas luftës së dytë botërore, luftë në të cilën nazizmi masakroi Hebrenjtë.

Shoqëria demokratike i kufizon liritë dhe të drejtat vetëm mbi raste konkrete në një proçes të rregullt ligjor, garantuar nga gjykata të pavarura.

Ligjet nuk mund të kufizojnë apo më keq akoma të heqin liri apo të drejta, përveç se në kushte të një interesi madhor publik dhe gjithmonë duke siguruar një kompensim të drejtë dhe për një kohë të kufizuar.

Këto parime gjenden edhe në Kushtetutën tonë dhe në praktikën që k krijuar Gjykata jonë Kushtetuese.

Ndaj pranëvënia e këtij ligji me këto parime e bën atë dukshëm Anti-Kushtetues dhe haptazi Anti-Demokratik!

Ata që mendojnë se duke mos lejuar koletivisht, gjykatësit e prokurorët e larguar nga vettingu, të ushtrojnë detyrën e avokatit, nuk kanë lidhje me parimet e shoqërisë demokratike.

Nuk i shërbejnë as interesit publik, sepse i ndalojnë të bëhen avokatë por i lejojnë të bëhen politikanë. Nëse është për të zgjedhur se cili profesion e dëmton publikun, qartësisht kjo nuk është avokatia!

Dëmi që mund ti sjellin shoqërisë është më i madh në politikë sesa në avokati. Në politike marrin vendime për publikun, kurse në avokati thjesht merren me klientin e radhës.

Sidoqoftë ligjet që kufizojnë apo heqin kolektivisht të drejta, janë të PAPRANUESHME!

Ndaj ai ligj i Partisë-Shtet, duhet hedhur në plehra siç janë hedhur më parë ligje të ngjajshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUSICA TOMOVIC/ "Skëndërbeu” fut në sherr politikën e Malit të Zi
Previous article ANALIZA/ Ideja e Thaçit për ndryshim kufijsh të Kosovës, i vë zjarrin "barutit ballkanik"

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k