• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 19th, 2026
  • HOME
YLLI MANJANI/ Një qepen i mbyllur që mund të sjellë diçka
Home
Blog

YLLI MANJANI/ Një qepen i mbyllur që mund të sjellë diçka

November 13th, 2025 F.autor Blog 0 comments

Ende jam i keqardhur për shkalafatjen disorientuese të PD-së.

Padyshim që një parti numerikisht e madhe,kur rrudhet, sjell dëm në mjedisin politik. Nuk është e thjeshtë në shoqëri politikisht të ngurta si e jona të mbijetojnë demokratikisht, kur parti të mëdha alternative ndaj asaj që qeveris, kolapsin.

Ngritja e një partie të re alternative është praktikisht e vështirë. E disa partive edhe më e vështirë. Arsyeja është se shumica mendojnë, “po ja e kemi opozitën, megjithse ajo s’bën..” Ideja që e kemi opozitën, por zëre se nuk e kemi, nuk ngjit. Duket si shaka me të cilën jemi mësuar…

Prandaj duhet të ndodhë një shok i madh social, politik dhe veçanërisht ekonomik që të vijë diçka tjetër si alternativë.

Problemi është se sot nuk jemi në shok, por jemi në shkalafatje të ngadaltë të farfallave politike. Për pasojë të ligat na vijnë natyrshëm dhe pranueshëm për ne.

Kjo spjegon pse anormalja tashmë quhet normë sjellje. Shoqëria, nga pak e çdo ditë është mësuar me të keqen.

Kjo ka ndodhur edhe me shthurjen e PD, partia e dytë më e madhe në vend. Tashmë është e ngulitur thellë në memorien e “normalitetit” popullor që PD është aty sa për ta mundur në zgjedhje dhe për të parë gallatë me dëshmi nga “qytetari digjital, apo prodhuar “libra të zinj” me ankesa për vjedhje votash.

Nuk e kam besuar kurrë teorinë terapisë së shok-ut, por kur shoh se si PD e shpartalluar shkëpurdhet me thirrje për protesta, bojkote, greva urie e pushtime imagjinare të parlamentit, mendoj se kemi nevojë për këtë terapi. Nuk shërohet kanceri me sodë buke.

Na duhet një shok i madh që të mbledhim mendjen dhe të provojmë realisht sa vlen demokratikisht kjo shoqëri.
Mendoj se shërbimi më i mirë politik që mund të bëjë PD, është ta ulë qepenin. Të pranojë e shpallë atë që është në fakt: Faliment politik.

Nuk e kisha menduar e as e pranoja këtë konkluzion më parë. Por ja që vjen natyrshëm edhe mendimi që nuk e pranon.

Vetëm pas një shoku të tillë politik,mbase shoqëria zgjohet dhe fillon të gatuajë diçka tjetër, të përshtatshme për të mbajtur në këmbë pluralizmin, demokracinë dhe garantuar ndryshim qeverisje.

Do marrë kohë, padyshim. Po ne po humbim kohë të çmuar gjithashtu. Do rrijë Rama në pushtet? Po, do rrijë. Por ai po rri që po rri. Ajo që duhet të vrapojë është shoqëria politike.

Me filma të djegur protestash, ankesash, denoncimesh e humbje zgjedhjesh pambarim nuk shkohet askund, përveç se tek anormalja që duket gjithnjë e më normale.

Politikisht vendi ka nevojë për ballancë, dmth për një krah tjetër që e kërcënon seriozisht atë që qeveris dhe, për shpresë, dmth alternativë se gjërat do të ndryshojnë.

Të dyja këto PD e as kjo opozitë në tërësi nuk i garanton dot më. Nga ky plesht nuk del dhjamë. Ndaj qepeni i mbyllur është terapia e shok-ut, që ndoshta funksionon disi./Marrë nga profili në Facebook i autorit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ PD është e tmerruar që udhëheqësi real i opozitës është Altin Dumani
Previous article DENIS DYRNJAJA/ Gjykata foli, të tjerët bëjnë “llak llak” kot

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k