• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
YLLI MANJANI/ Erdogani hoqi qafe “Gülenistët”, Edvini do heqë qafe “Esadistët”
Home
Blog

YLLI MANJANI/ Erdogani hoqi qafe “Gülenistët”, Edvini do heqë qafe “Esadistët”

June 29th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Ylli Manjani e ka krahasuar Edi Ramën, me Erdoganin.

Sipas tij, ai po vepron njësoj si Erdogan, ndërkohë që SHBA dhe BE nuk reagojnë.

“Esadistët” si “Gülenistët”…

E përsëris:

Ligji për prishje-ndreqjen e Teatrit Kombëtar është anti-demokratik. Nuk bazohet as në Kushtetutë e as në asnjë standart europian.

Ka ligje në fuqi që janë të mjaftueshme për ta trajtuar këtë çështjen e Teatrit.

Në daç ta prishin në daç ta ndreqin, ka ligje plot!

Por hartimi i një ligji të posaçëm me emra konkretë dhe vende konkrete është shkelje e rëndë Kushtetuese dhe precedent tepër i rrezikshëm!

Është model që e përdorin diktatorët e kohës së sotme, për të nxjerrë jashtë funksioni Kushtetutën dhe procesin e rregullt ligjor.

Është model që zbaton urdhërin e të fortit në pushtet!

Ky ligj si model u mor nga Erdogani.

Ai shkroi në ligj emrat e gjykatëve që i damkosi si “Gülenistë”, dhe i hoqi “ligji”… pra as proçes i rregullt ligjor e as gjë!

E njëjta gjë është edhe ky ligj që propozon Rama. Madje edhe me procedura të përshejtuara (shkelje tjetër Kushtetuese). Se ç’urgjencë ka, vetëm Ai e di!

Nëse ky ligj kalon dhe zbatohet, nuk do çuditesha kur të vijë ligji tjetër për dënimin e “Esadistëve”!

Erdogani hoqi qafe “Gülenistët”, Edvini do heqë qafe “Esadistët”!

Të gjithë ata që presin reagime apo zgjidhje nga Europa apo SHBA, e kanë kot!

Askujt nuk i intereson kjo gjë! Ndaj duhet mbledhur mendja, në ka kush për të reagur duhet ta bëjë!

Përndryshe ta gëzojmë Erdoganin edhe ne!

Demokracia, Keshilli i Europës, NATO, BE e SHBA janë larg…

Janë thjesht në letër…”, shkruan ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELVIRA DONES/ Shqipëria, një vend ku kullat e luksit janë ndërtuar për një pakicë të majmur
Previous article AZEM PARLLAKU/ Goranët një popull i vjetër në Ballkan

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k