• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
YLLI DOÇI/ Protesta studentore, si pranvera në dimër!
Home
Blog

YLLI DOÇI/ Protesta studentore, si pranvera në dimër!

December 12th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Protesta studentore është si pranverë në dimër! Kush nuk e do pranverën? Kush nuk e do begatinë e bukurisë dhe ngrohtësisë mes një ngrice dhe zymtie dimri?

Protesta studentore është një frymë e tillë freskie guximi dhe sinqeriteti para një realiteti të zymtë dhe të vështirë dimri ekonomik dhe shoqëror shqiptar, prandaj edhe ne Ungjillorët përshëndesim këtë impuls jete të drejtë për arsim me dinjitet.

Ne e shikojmë gjithashtu, se përdhosja e vlerave të respektit për dijen dhe kulturën nga pasioni për paranë apo arroganca autoritare është e papranueshme në institucionin e arsimimit të kombit, prandaj mirëpresim ndryshime.

Ne jemi të vetëdijshem që rrënjët e problemeve të shumta të cilat motivojnë këtë protestë, lidhen me sëmundje të ndryshme që kanë mbërthyer prej kohësh shoqërinë shqiptare dhe nuk mund të presim një prekje të një shkopi magjik nga ky vrull rinor të shërojë gjithçka, por presim që standardet e duhura që duhet të sanksionohen në reflektim të kërkesave legjitime të rinisë, do të bëhen një pikë referimi për të adresuar në thellësi problemet që vijnë nga padrejtësi dhe përdhosje të vlerave në aspektet e tjera të jetës së shoqërisë shqiptare.

Zëri i rinisë, tani, duhet përkthyer në marrëveshje veprimi dhe ne inkurajojmë aktorët e shumtë të shoqërisë dhe qeverisë, të mobilizohen për qartësim hapash drejt zgjidhjes me mirëkuptim, dashamirësi dhe përkushtim.

Në këtë prag Krishtlindjeje, ne urojmë që gjithë shqiptarët ta shohin rininë tonë studentore si Jezusin e porsalindur që solli gëzim në mes të një stalle të varfër, kur nuk kishte një shtëpi të përshtatshme në atë kohë për familjen e tij, dhe në mes të këtyre problemeve që kemi, të gëzohemi që kemi një rini premtuese për një të ardhme më të mirë.

Të gëzohemi për këtë rini që ngre zërin me guxim dhe besim në forcën e vet të ardhmërisë dhe ashtu si prindërit e Jezusit në një kohë të vështirë, të gjejmë mjaft kashtë për ngrohtësi dhe dritë për të kaluar dimrin tani.

Pastaj të përveshim krahët për punë serioze që pas ca kohësh, ashtu si Jozefi dhe Maria pritën dijetarët në shtëpinë e tyre në Betlehem, edhe ne, të presim me dinjitet në një shtëpi të ndërtuar më mire, ardhjen e mbretërve nga larg nëpër botë për të parë dhe për t’u mahnitur me loçkën tonë, rininë tonë, pranverë zemre që do të sjellë pranverën kombëtare! Gëzuar Krishtlindjen!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Pikat e studentëve përbëjnë nismën antikorrupsion, a do t'i përkrahë Uashingtoni?
Previous article BLENDI KAJSIU/ “Pse protesta e studentëve nuk është ‘Dhjetor i dytë’, ajo mund të ketë sukses nëse shpëton…”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k