• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
XHULJO FERZAJ/ Ti nuk je lexuese
Home
Blog

XHULJO FERZAJ/ Ti nuk je lexuese

April 8th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Nuk e kisha parë asnjëherë më para në bibliotekë, me siguri është një dashamirëse e librit për deri sa ka ardhur në bibliotekë.

Qëndroj për disa minuta para rafteve ku ishin vendosur librat e historisë, u mendua disa minuta për të zgjedhur librin, ndoshta se kishte menduar se cilin do lexonte, po mundohej një cik.

Pas 10 minutave kërkim, zgjodhi njërin prej librave të historisë, ulet në karrige më pas hoqi çantën me nxitim dhe e vendosi sipër tavolinës. Me shpejtësi hapi faqen e parë të librit, aty po vështronte por nuk gjeti asgjë interesante, shfletoj me radhë deri sa arriti në mes të librit, ndoshta faqja numër 100, diçka e tillë.

As faqen që zgjodhi nuk po e lexonte, por papritur nxori nga çanta Iphon_in e nisi të shkrepte foto. Një lexuese moderne mendova, ndoshta lexon më vonë librin, fundja disa foto po bën, të gjithëve na pëlqejnë fotot.

Nuk ndodhi kështu, ajo vazhdoj të shkrepte 5,10, 50 foto me radhë, asnjëra nuk po e bindte, kështu vazhdoj të bënte disa të tjera.

Në atë moment ishte ajo, celulari, biblioteka dhe libri që përdorej si dekor zbukurimi, ose për të përcjell mesazhin se ajo lexonte libra, por me siguri nëse e pyesje për dy tituj librash ose emra autorësh a mund ti dinte?
Nuk jam I sigurt, shpresoj se po!

Nuk u kënaq, kështu vendosi të nxirrte nga çanta pudrën, buzëkuqin dhe një rimel, për pasqyrë nuk kishte nevojë se përdorte celularin, u rregullua disa minuta dhe nisi përsëri të bënte foto, madje duke buzëqeshur shtirej sikur lexonte, madje për këtë fotografoj 2 faqe të librit të historisë dhe kopertinën.

Të gjitha fotot i postoj në FACEBOOK dhe INSTAGRAM, shikonte sa like merrte, mundësisht i numëronte.
Buzëqeshte sa për foto e më pas nuk dihej ku ishte buzëqeshja.
Një orë bëri vetëm foto, as që shqetësohej për zhurmën e shkrepjes së fotos, as për blicin që ndriçonte.

A e dini pse u largua nga biblioteka?!
I kishte mbaruar bateria e celularit, kjo ishte arsyeja.
Librin e historisë e la sipër tavolinës, aty të hapur e pa lexuar asnjë fjalë ose rresht. Kjo është gjëja më e tmerrshme për një libër.

Ata u shkruan për tu lexuar as për tu shfletuar e jo të përdoren për foto e të lihen sipër tavolinës.
Kur ti dole nga biblioteka libri të tha“ Ti nuk je lexuese”.
Ps. M.q.se ishte një libër historie, I shkruar për Aleksandrin e Madh, mu kujtua një histori e shkurtër, para se të ndërtohej biblioteka e Aleksandrisë, Aleksandri dërgoj tregtar në çdo vend të botës për të blerë libra nga të gjitha kombet, ndërtoj bibliotekën më të madhe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARIAN GALDINI nderohet me medalje nga... Presidenti i SHBA Donald Trump!
Previous article AFRIM KRASNIQI/ Telenovela e javës kuksiane, politika e rrugës, dhe kodi për deputetët pa etikë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k