• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
WILDAN RIFATOVA/ Özili si simbol edhe në Bullgari
Home
Blog

WILDAN RIFATOVA/ Özili si simbol edhe në Bullgari

July 27th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Edhe në minoritetin turk në Bullgari çështja Özil ka shkaktuar diskutime të nxehta. Shumë mund t’i kuptojnë veprimet e tij dhe kritikat për racizëm, por njëkohësisht Özilin e kritikojnë.

Nga Wildan Rifatova, Alexander Andreev

Ish-trajneri i ekipit kombëtar të futbollit të Bullgarisë Lothar Matthäus u fotografua së fundi me Vladimir Putinin, gjë që thuajse nuk e tërhoqi vëmendjen në Bullgari. Krejt ndryshe ndodhi me fotografinë e Mesut Özilit me Erdoganin. Fotografia bëri efekt. Edhe tërheqja e tij nga kombëtarja gjermane e futbollit dhe kritikat për racizëm përballë Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) shkaktuan shqetësim të madh, veçanërisht te minoriteti turk, që përbën rreth 10 përqind të popullsisë bullgare. Mehmed Yumer, kryeredaktor i portalit informativ turko-bullgar “Obzor News”, e shpjegon këtë fenomen: “Përmes Özilit, turqit bullgarë fitojnë më tepër vetëbesim. Gjithmonë ata mendojnë: ai luan edhe për Arsenalin dhe në njërin nga ekipet kombëtare më të forta të botës!”

Racizëm në Europë?

Po kështu mendon edhe ekonomisti i sipërmarrjeve Orhan Mümün nga Haskova. Por ai shton: “Özili është një nga fytyrat e futbollit gjerman. Ai duhet të ishte menduar, përpara se të fotografohej me një autokrat si Erdogani”. Por njëkohësisht Mümüni i kupton kritikat për racizëm të Özilit: “Vala e refugjatëve i ka dhënë një shtytje gjigande shovinizmit dhe nacionalizmit në Evropë.” Ai thotë se për këtë ka kontribuar edhe propaganda ruse, e cila ka shpërndarë gjithë kohën gënjeshtra të trasha për refugjatët dhe për myslimanët.

Perëndimi nuk mund t’i kuptojë vlerat turke

Dentisti Fikri Gülestan e mbështet këtë mendim dhe i mbron veprimet e Özilit: “Për turqit “vatan”, atdheu, është një përmasë e fiksuar. Prandaj nuk është as anormale dhe as amorale që të fotografohesh me Presidentin. Evropianët nuk mund ta kuptojnë, vlerat lindore dhe perëndimore janë të ndryshme. Zor se do të refuzonte ndonjë turk që të dilte në fotografi me Presidentin. Po ta kishte refuzuar Özili, të gjithë turqit do të qenë fyer”. Edhe politikani lokal, Kadir Mustafov nga Karxhali e quan fotografinë me Erdoganin në rregull: “Nëse do ta kisha bërë personalisht, nuk e di, por turqit në Bullgari dhe në të gjithë botën e mbështesin Özilin. Në sytë e turqve në Gjermani ai është hero, sepse për të prejardhja etnike është mbi të gjitha”.

Nacionalizmi kudo

Por te turqit bullgarë nuk mungojnë as zërat kritikë. Inxhinjeri i ndërtimit Veli Sakir flet për “neonacionalizëm turk”, viktimë e të cilit është Özili i zhgënjyer. Ai duhet të kishte dalë në fotografi me Merkelin dhe jo me Erdoganin, mendon Sakiri dhe shton: “Ai ka harruar, se cili vend e bëri yll botëror! Nga kjo përfiton edhe Erdogani, i cili ka fituar votat e punëtorëve migrantë. Megjithëse: ata vërtet e mbështesin, por në asnjë mënyrë nuk duan të kthehen në Turqi”.

Fikri Gülestani flet hapur për një problem integrimi – në Bullgari, në Gjermani, por edhe në mënyrë globale: “Özili është kthyer në një simbol, një simbol për problemet e integrimit të minoriteteve”.(dw)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALBERT VATAJ/ 11 vite nga vdekja e “Teta Ollgës”, ja rruga e vështirë deri në panteonin e famës
Previous article YLLI MANJANI/ Teatri! Lexoni siç duhet mesazhin e Metës, jeni në një situatë shumë delikate

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k