Shenja me duar e shqipes me dy krere eshte bere monopol i suksesshem i shqiptarise.
Eshte nje gjetje vizuale qe simbolizon drejtperdrejt identitetin tone nepermjet nje imazhi sygjestionues teper te spikatur.
Leshon nje mesazh specifik ngjashmerie me flamurin tone qe deperton menjehere ne syte dhe mendjet e kujtdo qe e shikon.
Megjithese relativisht e re ne kontekstin e sotem historik te globit, ajo ka zene vend denjesisht ne radhen e imazheve simbolike kryesore te tij.
Kujtdo qe e shikon, ajo i sjell nder mend menjehere shqiptarine.
Rast i ralle i afirmimimit te identitetit kombetar nepermjet nje gjesti te vetem.
Meriten per popullarizimin dhe ngulitjen e ketij simboli ne shkalle botorore e kane kryesisht futbollistet kosovare qe e kane demonstruar ate vazhdimisht ne stadiume e ne ndeshje te cilat shikohen nga e gjithe bota, sikunder eshte edhe kampionati i tanishem boteror.
Leave a Reply