• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
VILMA BELLO/ Vlora si marrëveshje shoqërore për zhvillim! Opozita?
Home
Blog

VILMA BELLO/ Vlora si marrëveshje shoqërore për zhvillim! Opozita?

February 13th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Pas stuhisë të enjten e fill pas histerisë që e pasoi në Vlorë e gjetkë pezmin opozitar nëpër rrjet për ujin që vërshoi mbi rrugëte sheshet e reja a të rindërtuara këto vite në Vlorë, e kam pyeturshpesh veten: çfarë e ysht këtë urrejtje? Ç’bark e mban këtëreagim opozitar që nuk nginjet me rrebeshe e fatkeqësi të qiellite të tokës? Kujt mund t’i mbushet shpirti me gazmendin e përmbytjeve e që pastaj t’i bëhet sterrë, si strehët e ahurit tëHanko Hallës, kur del dielli?

Prej profesionit, e kam më të thjeshtë të më shkojnë nëpër mend komplekse të personalitetit e të jap shpjegime prej Frojdit teJungu e deri Derrida; një kompleks masiv pamjaftueshmërie, njëvorbull inferioriteti që e përpin arsyetimin, degdisje morale e shpirtërore njerëzish që rrojnë në periferi të jetës.

Megjithatë nuk besoj se është kaq e thjeshtë. Kjo mërgatëvullnetare prej përgjegjësive po bëhet përditë përmasë e qytetërimit që predikon opozita – larg prej njerëzve, sekt qëpërvidhet prej natyrës, jetës dhe punës. 

Këta që i thonë vetes të djathtë e që duhet të zhvillonin njëndjenjë më stoike, një qëndrim më moral e më pak emocionalmbi jetën, pra, të kishin njëfarë identiteti sadopak te natyrshëm, duken më shumë si kumarxhinj që presin t’u vijë një dorë e mirëletrash (pa përmendur që herë-herë mbathin çizmet e mbikqyrësve të punëve komunale në facebook). 

Kap ça të kapësh. Të dalë ku të dalë. 

Vlora edhe mund të përmbytet, një forcë madhore mund tësundojë përkohësisht jetën tonë, të vërshojë mbi lagjet, rrugët, rrugicat, sheshet, punët, hallet, mbi jetët tona. 

Vetëm se, pikërisht aty, shfaqet ajo që i mungon organikishtopozitës dhe që është shenja jonë, e socialisteve – bashkimishoqëror, vetëdija qytetare, dinjiteti i punës në heshtje. Ulimkokën, përveshim mëngët, futemi në ujë e pastrojmë, gërryejmë, shpëlajmë kanalet, përpiqemi të gjejmë, në emër të të gjithëve, pajtim me atë që, këtu e tri dekada, e kemi kthyer në hasmintonë: natyrën. 

Partia Socialiste do t’i fitojë zgjedhjet, veç të tjerash, edhe përkëtë. 

Edi Rama e ka udhëhequr drejt vullnetit për punë, drejtpërkorësisë e përgjegjësisë, ushtrimit të talentit në shërbim të sëbukurës e së dobishmes, drejt një qytetërimi që ka aftësinë tëpajtojë e t’u krijojë të ardhme të gjithëve në një mjedis tëpërbashkët natyror e shoqëror (shihni tek e pohon Fatos Nano nga perspektiva e socialisteve këtu e 30 vjet).

Vlora është shembulli i shkëlqyer i kësaj pasurie. Dhe këtu nukkam parasysh vetëm thelbin moral e qytetërimor të punëve tëkryera në qytet. 

Vlora është shembulli se si mund të iniciohet njëmarrëveshje shoqërore për zhvillim. 

Nëse opozita vijon të rrojë me makthet e Gërdecit, 21 Janarit, thyerjeve të brendshme e problemeve të identitetit, e sigurt, pa asnjë dyshim, është se do të ketë kohë të merret me veten edhekatër vite të tjera. Fiton edhe ajo, opozita, në këtë mes. 

Në Vlorë, dimri përballohet lehtë, edhe me një xhaketë. Vlora kashumë ditë me diell, por, sidoqoftë, bujrum edhe për stuhitë qëlut opozita. Do të ketë gjithnjë e më pak raste të festojë. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DENIS DYRNJAJA/ Një leksion falas që na dha kardiologu i pasur
Previous article MERO BAZE/ Mandati që vjen nga revolucioni i diasporës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k