• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
VILMA BELLO/ Pse fiton Partia Socialiste
Home
Blog

VILMA BELLO/ Pse fiton Partia Socialiste

April 7th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Jemi në mesin e fushatës elektorale e, megjithë të panjohurat e mundshme deri në 25 Prill, ka disa të vërteta, që zor se do të ndryshojnë. Zaten, mbi to mbështetet vetë fushata, i japin asaj fizionominë e një ngjarjeje të jashtëzakonshme.
Unë jam e përfshirë në mënyrë të interesuar në fushatë, pa dyshim, por si socialiste e në traditën më të mirë të socialistëve jam e hapur në pikëpamjet e qëndrimet e mia.

Partia Socialiste vjen me përgjegjësinë e një barre të panjohur më parë në historinë e udhëheqjes politike e të ekzekutimit të pushtetit qeverisës. E shtrënguar të përmbushë funksione që normalisht do t’i përmbushte opozita, të përballojë fatkeqësi të rralla e me përmasa dramatike, si tërmeti e pandemia e, njëkohësisht, të arrijë të ruajë kursin e reformave, madje të synojë standarde të reja zhvillimi, Partia Socialiste vjen me një bilanc përgjegjësish dhe projektesh.
Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht, ka modernizuar e qytetëruar dukjen, por më shumë e më thellë ka përpunuar strukturën e administrimit të shtetit, natyrën e shërbimeve, ka hedhur farën e normalitetit dhe ka pluguar, edhe me kosto, tokën djerrë të qeverisjeve të mëparshme.
Kemi hyrë në një cikël sistemor në të cilin çdo element i strukturës shtetërore po autonomizohet e po kërkon të zhvillohet sipas natyrës së tij; shihni drejtësinë, shëndetësinë, arsimin, rendin e sigurinë, shërbimet në tërësi.
Në një mënyrë ose tjetër është kryer një ndërhyrje, përmasat e së cilës do të kuptohen më vonë, qetësisht dhe pa mllefe. Është kryer një ndërhyrje me përfitime të pallogaritshme për të gjithë, që i mbështet e i nxit të gjithë. Hiq dembelët e çdo lloji!
PD ka pritur e pret. E humbi mundësinë e strukturimit të vet në opozitë, sepse e braktisi opozicionin. U mor me llafe dhe hoqi zvarrë mbështetësit e vet, ndërsa u përpoq të heqë zvarrë vendin. E ktheu përgjegjësinë kombëtare e shoqërore për të bërë politikë, në monedhë për të blerë privilegje pa djersë e pa meritë.
Iu dha një mundësi e artë të rriste standardet dhe përfundoi në rrugë. Iu krijua hapësira për të shqiptuar alternativën dhe vetëm improvizoi, shpërdoroi kohë, njerëz e mundësi.
Përballë një cikli shtetformues me gjithë kompleksitetin e tij, opozita e humbi perspektivën e u katandis në një miks militantësh e veprimtarësh konfuzë.
Përballë janë një forcë punëtore, kokulur, e përgjegjshme dhe një lëvizje e pastrukturuar që mbledh ç’të mundet, me këmbët në një taban kulturor të paqartë dhe pa kokë.
Kështu po projektohet fushata, nga njëra anë me seriozitetin dhe pjekurinë e socialistëve dhe, nga ana tjetër, me patosin e ngazëllimin e lëvizjes së demokratëve që po rizbulojnë të mirat e pluralizmit, demokracisë e të shtetit të të gjithëve.

Dhe, përtej e përmes fushatës së këtyre zgjedhjeve, qytetarët do zgjedhin duke besuar sërish Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, që ka të vetmin koalicion; me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Kriza e Rinasit reflekton “stresin” e Ilir Metës dhe Sali Berishës për 25 Prillin
Previous article ENDRI KAJSIU/ "Kontrollorët" e vërtetë që kanë bllokuar aeroportin dhe vaksinat

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k