• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ULSI MANJA/ Këta nuk e meritojnë as faljen e Zotit. Sali, Lulzim, Monikë…
Home
Blog

ULSI MANJA/ Këta nuk e meritojnë as faljen e Zotit. Sali, Lulzim, Monikë…

April 13th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Sot, pikërisht sot më shumë se kurrë, ata na detyruan të injorojmë edhe shprehjen fetare të trashëguar ndër breza, për të qenë të njerëzishëm e për të mos qortuar këdo që vepron në padije, me lutjen “Zot i Madh fali se nuk dinë se çfarë bëjnë” …

Ata nuk e meritojnë as faljen e Zotit, lër më mbështetjen dhe hallallin e Popullit; në emër të të cilit flasin gojëndyrë, intrigantë, matrapazë e shkatërrimtarë që kanë zënë vendin kryesor thuajse në çdo tragjedi nga e cila ka lënguar ky vend!

Është si drita e diellit fakti që populli i ka lënë shëndenë me kohë kësaj opozite pa kokë e pa bisht !

Lulzimin, Monikën apo Saliun Digjital, 75 vjeçarin që refuzon të dalë nga kaluara e tij komuniste, shkatërrimtare, po i braktisin dita ditës edhe ata pak mbështetës që dikur kanë besuar se mund të ketë të djathtë në Shqipëri; mbrojtëse të vlerave më të mira shoqërore e flamiljare!

Sali, Lulzim, Monikë…
Zoti i Madh ju dhashtë takat dhe veproni çdo ditë të enjte siç bëtë sot; jo për gjë, po kësisoji shtoni hambarin e votave për Partinë Socialiste dhe shumëzoni me sa e sa fish ditët e Edi Ramës si Kryeministër!
(kuptohet, jo me shumëzimin e Lulit)

Edhe një gjë;
Sa për “dashninë e madhe” që përbetoheni se keni për çeljen e bisedimeve me Bashkimin Evropian, pashi Zotin (nëse keni) mos na ngatërroni zorrët e barkut!

Ju nuk doni intergrim, se nuk doni përparim, se nuk doni zhvillim, se njihni vetëm gjuhën e dhunës, shisheve të benzinës, hunjve, flakëve të zjarrit dhe risive ndoshta të sjella nga rioshët e PD: miellin e fshehur brekëve!

Turp e Faqja e Zeze e Vajmedet për Ju e ata që ende u besojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DRAGOSLAV DEDOVIÇ/ Presidenti i përjetshëm i Malit të Zi
Previous article SHËNIM/ Konkluzionet një ditë turpi në Kuvend dhe diferenca mes palëve

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k