• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
“The Donald” e ka lënë botën pa frymë
Home
Blog

“The Donald” e ka lënë botën pa frymë

May 8th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Bernard Guetta/ 

Mbeten edhe vetëm pesë ditë. Deri në 12 maj, bota do të dijë nëse Donald Trump do të anulojë ose jo përkatësinë e SHBA, në kompromisin në negociatat bërthamore midis fuqive të mëdha dhe Iranit, në vitin 2015. Më 6 maj, Presidenti iranian Hassan Rohani ka thënë se “nëse Amerika do të heqë dorë nga marrëveshja, do të përballet me një pendesë historike “sepse” urdhërat e nevojshëm”, shtoi ai pa specifikuar, “i janë dhënë organizatës tonë të energjisë atomike”.

Emmanuel Macron theksoi se në rast të tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja, “do të hapet utia e Pandorës dhe mund të shpërthejë një luftë”.

Janë fjalë aspak të ekzagjeruara, sepse që në vitin 2015, në kohën e firmosjes së kompromisit, kreu i atëhershëm i diplomacisë amerikane John Kerry, kishte deklaruar se ndoshta qe shmangur një luftë, sepse vazhdimi i programit bërthamor të Iranit nuk do të kish lënë alternativë tjetër: një sulm ndaj Iranit do të shkaktonte një kaos rajonal, apo pranimin e ndërtimit të bombës atomike nga ana e Teheranit, ndjekur nga Arabia Saudite dhe Turqia (në këtë rast, duke marrë parasysh fuqinë e Izraelit, do të çonte në katër fuqi bërthamore në Lindjen e Mesme).

Pasiguri e dyfishtë

Sot alternativa është saktësisht e njëjtë. Ndoshta Donald Trump do të gjejë një mënyrë për të kritikuar kompromisin, pa e hedhur në erë zyrtarisht. Nuk përjashtohet, por edhe në këtë rast marrëveshja e 2015 do të marrë fund, për shkak se kompanitë perëndimore nuk do të guxojnë për të investuar më shumë në Iran dhe regjimi iranian do ta gjejë veten të penalizuar në të gjitha frontet, pa atomike dhe pa aftësinë për t’u integruar në ekonominë botërore.

Nëse Trump nuk heq dorë nga ideja e sabotimit të kompromisit, bota do të hyjë në një pasiguri të dyfishtë të dielën, për dy arsye.

Arsyeja e parë është se, pas mandatit të dytë të George Bush, Shtetet e Bashkuara nuk duan të jenë polici i botës, dhe që atëherë asnjë ekuilibër i ri nuk ka zëvendësuar atë të kaluarin, për shkak se Bashkimi Evropian nuk është vendosur ende si një fuqi politike.

Arsyeja e dytë për pasigurinë, është se Shtetet e Bashkuara janë sot në duart e një presidenti, paaftësia e të cilit është e barabartë vetëm me vulgaritetin e tij. Donald Trump është një njeri që, mes hetimit rus dhe skandalit që përfshiu një yll pornografie, ka pasur guximin për të thënë se në Bataclan do të kish patur më pak viktima, në qoftë se në Francëdo të lejohej shitja e hapur e armëve.

Po sigurisht, u shesim armë të gjithëve  dhe nuk do të ketë më vrasje masive në Evropë, siç ndodh në Shtetet e Bashkuara, ku të gjithë e dinë se tragjedi të tilla nuk ndodhin … , Ide e bukur, i dashur Z. Trump.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIRELA KUMBARO/ Llafet i merr era, puna mbetet
Previous article EDMOND TUPJA/ Harakiri

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k