• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
Të ngatërrosh politikën me jetën, është mëkat i madh!
Home
Blog

Të ngatërrosh politikën me jetën, është mëkat i madh!

May 5th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Fatos Salliu/

Dje, ínfoelbasani.al, ishte ndër portalet e para që publikoi rastin e aksidentit që ndodhi në unazën jugore të Elbasanit ku mbeti i lënduar rëndë një qytetar. Në redaksinë tonë mbërritën disa foto dhe informacione për rrethanat e aksidentit. Sipas burimit, një ndihmesë të madhe në shpëtimin e jetës së qytetarit dha deputeti socialist, Taulant Balla, i cili po udhëtonte në atë moment me makinën e tij në këtë segment rrugor.

Burimi informoi se ishte pikërisht deputeti, dhe më pas kalimtarë të tjerë, që i dhanë ndihmën e parë të aksidentuarit. Balla njoftoi menjëherë policinë dhe urgjencën dhe në kohë të shpejtë u morën masa që qytetari të marrë shërbimin e duhur mjekësor. Kaq për rrethanat e aksidentit. Por fill pas kësaj nis “gjullurdia” hamendësimet që lan nam.

Titulli i shkrimit të vënë nga infoelbasani.al ishte: Taulant Balla shpëton jetën e qytetarit në aksident.

Ky titull duket se provokoi mllefin politik të palëve kundërshtare, madje shkoi deri në ekstrem; në dyshimet se këtë aksident e ka shkaktuar deputeti socialist dhe se tani ai bashkë me policinë po fshihnin provat. Dhe për këtë përdorën një portal si infoelbasani. Absurde, meskine dhe e ulët.

Medemek, “qytetari dixhital”, që ndodhej diku aty pas kanalit, informoi Berishën se aksidentin e bëri Balla dhe se tani ai po fshihej. Dhe fap lajmi publikohet në facebook.

Sponsored by Revcontent
You May Be Owed Underpaid Funds Revealed by Inspector General Audit

Jo më kot sqaruam rrethanat e aksidentit më lart. Ai ndodhi në unazën jugore të Elbasanit, në mes të ditës, në një zonë të populluar dhe ku dëshmitarë ishin dhjetëra qytetarë të tjerë. Për më tepër, zonja që e shkaktoi aksidentin, nuk u largua, vetëm u përfshi në panik pasi kishte edhe një fëmijë të vogël.

Qytetari ishte me fat pasi qëlloi Balla. Sepse ju e dini si funksionojnë gjërat në këtë vend. Shpesh, dhjetëra jetë njerëzish kanë humbur për arsyen e vonesave në dhënien e ndihmës së parë viktimave. Nëse, aksidenti do të njoftohej nga qytetarë të thjeshtë mund të kishte edhe pasoja pikërisht për shkak të neglizhencave. Por sot, telefonatën e Ballës (ashtu si edhe e Saliut dje) ku ta gjeshi.

Por problemi qëndron diku tjetër. Është më tinëzar se kaq. “Qytetari dixhital” nuk u interesua se cili ishte fati i qytetarit të aksidentuar (s’ka gjë ai le të vdesë). Por se mos makina e Ballës ka përplasur qytetarin dhe hajt po e demaskojmë këtë “qerrata”. T’ia themi Berishës këtë se ai e zgjidh. Për fat të keq dhe në mjaft raste, “qytetari dixhital” del bllof.

Të pazotë (dhe frikacakë) që të bëjnë diçka vetë në nivel vendor, jo qytetari dixhital, por të tjerë, i drejtohen Berishës që të luftojë “paudhësitë” e pushtetit të sotëm, kur dihet se gjithçka zgjidhet me votë.

Kishte edhe nga ata “qytetarë dixhitalë” me emra fallco në facebook që nxituan dhe e quajtën infoelbasanin si “medie servile” në këtë rast. Por edhe sikur të mos kish qenë Balla, por një deputet demokrat, vetë Berisha, por edhe një qytetar, ne do të vepronim njësoj. Sepse për ne nuk ka rëndësi kush i shpëtoi jetën qytetarit, i majtë apo i djathtë. Të ngatërrosh politikën me jetën që ta jep Zoti, është mëkat i madh!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mafia po kërkon një qeveri antiamerikane, po do ta arrijë dot?
Previous article Mysliman i barabart me Kërcënimin: Ekuacioni fals i mendimit mbizotërues britanik

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k